Punonjësit që do të humbasin vendet e punës për shkak të privatizimit të kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol do të përfitojnë për një periudhë njëvjeçare pagën e plotë. Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 1 shkurt, është përcaktuar se trajtimin financiar mund ta përfitojnë vetëm ata punonjës, që janë aktualisht të punësuar në kompaninë Albpetrol dhe që kanë së paku dy vite që janë pjesë e strukturës së saj. Periudha, gjatë së cilës këta punonjës do të marrin pagesën e përcaktuar, njihet si periudhë, gjatë së cilës paguhen kontributet për sigurim për efekt të përfitimit të pensionit të pleqërisë, të invaliditetit e atij familjar dhe të barrëlindjes. Pas përfundimit të trajtimit financiar për një vit, punonjësit që mbeten të papunë, mund të aplikojnë për të përfituar asistencë ekonomike për shkak të papunësisë. Fondet për këtë trajtim financiar do të mbulohen nga të ardhurat e shoqërisë Albpetrol, përpara përfundimit të procesit të privatizimit. Pas përfundimit të procesit të privatizimit, këto fonde do të mbulohen nga të ardhurat e privatizimit. Nga nëntori 2005 deri më korrik 2010 janë shtuar në Albpetrol 1.522 punonjës, po aq sa janë edhe larguar prej andej. Ndërsa aktualisht Albpetroli ka në bordero 3.173 punonjës, ndërkohë që duhej të kishte 1.651, pra paguan afro dyfishin e numrit të caktuar nga qeveria. Vendimet e para të qeverisë për shkurtime, pas vitit 2005, kanë qenë ato të viteve 2008 dhe 2010, me shkurtime përkatësisht 1.100 dhe 1.294 punonjës.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
24.4%
-
Jo
75%
-
Nuk e di
0.6%
Vota total: 50584
Lajme të tjera
-
Lefter Alla në burg dhe i shkarkuar nga Rama, Këshilli Bashkiak i Bulqizës zgjedh drejtuesin provizor të bashkisë
31 Mars, 14:30
-
Ja kush është prokurori guximtar që nisi hetimin ndaj ish-presidentit Trump
31 Mars, 14:28
-
Po ikte nga Shqipëria, vihet në pranga në Rinas 'Kep Rapi', i forti i Durrësit! I dënuar me 7 vite burg në Itali
31 Mars, 14:21
-
Elvisi i rrëfen historinë e dhimbshme Oltës: Kam humbur babanë në det e la zemra, në gusht bën 8 vjet
31 Mars, 14:11
-
Hapet kopshti më i ri në Tiranë, Veliaj: Bëjmë më të mirën për fëmijët! Ata që bllokojnë punët e mira në qytet, bllokojnë të ardhmen
31 Mars, 14:01
-
Aksident i rëndë për futbollistin belg, makina 'fluturon' në qendrën stërvitore (VIDEO)
31 Mars, 13:59
-
Ambasadori i BE-së në Kosovë reagon për situatën në veri: E papranueshme, duhet dënuar
31 Mars, 13:54
-
Këlliçi vazhdon të gënjejë (edhe) për Report TV! Edhe ne kemi email për të, po a është provë?
31 Mars, 13:51
-
Përfundon investimi në Spitalin e Traumës, Manastirliu: Një tjetër vepër me standarde bashkëkohore, shërbim dinjitoz për qytetarët
31 Mars, 13:44
-
Peshku teorikisht i shëndetshëm, po praktikisht? Studiuesit: Ja ujërat më të ndotura në Shqipëri dhe cilat janë pasojat për ata që konsumojnë peshk të kontaminuar
31 Mars, 13:31
-
‘U ngjall’ Ervis Martinaj me atentatin në ‘Don Bosko’? Flet kreu i SPAK! Çështja ‘Plumbi i Artë’? Dumani: Po hetojmë për dekonspirimet e operacioneve, po bashkëpunojmë me AMP
31 Mars, 13:29
-
Luizi refuzon ftesën e Jorit: Jam i martum! Provokon modelja: E bën me intrigante
31 Mars, 13:26