Krahas aktiviteteve argëtuese verore kjo kompani i ka shtuar kënaqësinë e pushuesve edhe me internetin pa limit në zonat Wi-Fi, të cilat janë përqendruar kryesisht në zonat turistike si edhe qytetet kryesore të vendit.
Shërbimi Wi-Fi i ALBtelecom është i disponueshëm në ambientet publike në Shqipëri si lulishte, plazhe publike, qendra apo sheshe qytetesh, shëtitore, etj. Të gjithë ata që dëshirojnë të kenë internet wireless me shpejtësi të lartë mund ta përdorin falas nëse janë pjesë e familjes Eagle. Vlen të theksohet se ky shërbim mund të përdoret nga disa pajisje të ndryshme njëkohësisht notebook/laptop apo kompjuter, tablet, smartphone, duke mos u kufizuar vetëm me një kartë SIM. Kodi që përdoruesi merr për përdorimin e internetit WiFi mund të ndahet në disa pajisje.
Kjo është e nevojshme në rast se ju duhet të përdorni në të njëjtën kohë laptop, tablet dhe smartphone. Një ndër avantazhet kryesore është se ky lloj shërbimi përdor më pak nga bateria e pajisjes, sesa metodat e tjera wireless të internetit. E ndërthurur me rrjetin e fuqishëm 3G, si dhe me rrjetin e ALBtelecom, shërbimi WiFi i ALBtelecom është rrjeti më i gjerë wireless në Shqipëri.
Redaksia Online