Albulena Haxhiu ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re, pasi Lëvizja Vetëvendosje e propozoi zyrtarisht liderin e saj për postin e kryeministrit.

Kurti duhet të paraqesë tashmë para Kuvendit programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit të ri, i cili do t'i nënshtrohet votimit të deputetëve.

Vetëvendosje ka deklaruar se disponon 62 vota për formimin e qeverisë, një më shumë se minimumi prej 61 votash që nevojiten për miratimin e kabinetit të ri.


Lajmi kryesor:

Votohet qeveria e re e Kosovës, opozita paralajmëron padi në Kushtetuese: Është jo legjitime! Kurti thirrje PDK-së: Propozoni nënkryetarin e Kuvendit