Albulena : Jam e zhgënjyer nga Anila

Albulena : Jam e zhgënjyer nga Anila
Albulena duket e mërzitur dhe therret Gracianon për të biseduar me të. Të dy qëndrojnë shtrirë në dhomën e ndenjes dhe fillojnë të flasin për banorët e tjerë. Albulena thotë se është e zhgënjyer nga disa prej banorëve dhe Graciano e pyet për t’i treguar më tepër detaje.
Albulena fillimisht i thotë Gracianos se e thirri vetëm për të biseduar me të, por Graciano i thotë se ajo duket e mërzitur. Albulena thotë se nuk është e mërzitur, por vetëm ndjehet pak e zhgënjyer. “po zhgënjehem nga shumë veta që i kam pas për zemër” thotë Albulena. Graciano e pyet “nga kush për shembull?” dhe Albulena i përgjigjet “Anilën s’po e njoh më”. Albulena thotë se Anila ka ndyshuar në mendime, por edhe Erjoni është një tjetër që e ka zhgënjyer. Më tej ajo thotë se kur të vijë momenti këtë do t’ua thotë edhe atyre.
Ata bëjnë thashetheme edhe për Gentën. Albulena i thotë se ndjen keqardhje për Gentën. “E shoh që është brenda keq, ndjehet shumë keq” thotë Albulena dhe Graciano pohon të njëjtën gjë. Më pas ata komentojnë edhe konkurentë të tjerë të shtëpisë. Graciano flet edhe për Liamin, për Edin dhe Flarianin. Ai thotë se kur ata të duan lojë, debate, zënka etj, ai do t’i bëjë të gjitha. Graciano thotë se Flori është një nga konkurentët që ende është në “gjumë”.
Ndërsa flet me Albulenën pranë Gracianos vjen edhe Genta dhe biseda e tyre ndryshon.
(SU/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh