Ka vetëm një javë që është në treg dhe menjëherë albumi i ri i këngëtares Taylor Swift, “Red” ka shitur rreth 1.2 milion kopje, duke shënuar një rekord në shitje sa i përket javës së parë.

“Sapo më njoftuan se “Red” është shitur në 1.2 milion kopje në javën e parë. A është kjo jetë reale?

Jeni të jashtëzakonshëm. Ju dua shumë. Faleminderit”, -ka shkruar këngëtarja në faqen e saj në Twitter.

Ndonëse karriera e Swift është duke ecur në rrugën e duhur, ana sentimentale ende përbën një problem për këngëtaren bukuroshe.

Para pak kohësh ajo është ndarë edhe nga i dashuri i saj i fundit Conor Kennedy.

(xh.k/shqiptarja.com)