Alcantara rinovon me Bayern
spanjolli në Mynih deri në 2021

Alcantara rinovon me Bayern<br />spanjolli në Mynih deri në 2021
Thiago Alcantara vazhdon aventurën tek Bayerni i Mynihut.

Mesfushori i bavarezve ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me kampionët e Gjermanisë.

Marreveshja e re do ta mbajë të lidhur spanjollin me Bayernin deri në qershor të vitit 2021. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi gjerman, të cilët nëpërmjet një postimi ne faqen zyrtare në Twitter, kanë bërë publik lajmin për arritjen e akordit.

Vetë 26-vjecari pas  momentin të firmosjes është shprehur entuziast, gjithashtu ai shtoi se tek Bayern Munchen ndihet si në shtëpinë e tij dhe se dëshiron të fitojë shumë tituj më fanellën e bavarzve.

Elozhe në drejtim të futbollistit kanë ardhur edhe nga administratori i përgjithshëm, Karl Heinze Rummeniggem i cili përveç kënaqësisë në arritjen e marrëveshjes, e ka cilësuar Thiago Alcantaran, si një nga mesfushorët më të mirë që ka europa dhe një element tejet i rëndësishëm për mesfushën e kampionëve të Gjermanisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)