Aldo Bare do rigjykohet sërish
Gjykata e Lartë i shkeli të drejtat
​Skeda/Ish-speciali i RENEA që u bë vrasës

Aldo Bare do rigjykohet sërish<br />Gjykata e Lartë i shkeli të drejtat<br />​Skeda/Ish-speciali i RENEA që u bë vrasës
Gjykata e Lartë ka shkelur ligjin për sa i përket çështjes penale kundër Aldo Bares, të cilësuar nga prokuroria kreu i bandës së Lushnjës.

Vendimi pro Aldo Bares, është dhënë një javë më parë nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka nxjerë si antikushtetues vendimin e Gjykatës Lartë të datës 2 korrik 2015.

Trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese i ka parë të drejta pretendimet e Aldo Bares, i cili nënvizonte se ndaj tij ishin shkelur të drejtat për tu mbrojtur, se ndaj tij ishin kryer një hetim pa mbrojtës ligjor, se ndaj tij është kryer një gjykim pa mbrojtës ligjor etj.

Shumë nga këto ankesa Aldo Bare ja ka ngritur Gjykatës së Lartë, por në fakt asnjëra prej tyre nuk është marrë në konsideratë nga Kolegji Penal, i cili nuk pranoi të marrë në shqyrtim dosjen penale ndaj Aldo Bares.

Më tej ky i fundit i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se gjyqi ndaj tij ishte antikushtetues dhe se atij i ishin shkelur në procesin gjyqëosre, të drejtat themelore të njeriut.

Këto ankesa janë marrë në konsideratë nga Gjykata Kushtetuese, e cila vendosi ti të shpallë si antikushtetues vendimin e korrikut 2015 të Gjykatës së Lartë, duke detyruar këtë gjykatë që të rigjykojë dhe njëherë dosjen penale.

Faktet objekt gjykimi
1.    I gjykuari Aldo Bare (Alfred Shkurti) dhe shtetasi Alfred Daja, në kohën e ngjarjeve kanë qenë banorë të qytetit të Lushnjës, dhe në konflikt me njëri tjetrin.
2.    Ata kishin grumbulluar rreth vetes persona me të kaluar dhe sjellje kriminale.
3.    Në datën 02.07.1997, gjatë një përplasje me armë zjarri, kanë ngelur të vrarë Ramadan Shkurti (vëllai i të gjykuarit Aldo Bare (Alfred Shkurti) dhe shtetasi Bardhyl Rabija, dhe mundën të largohen nga vendi ngjarjes i gjykuari Aldo Bare (Alfred Shkurti) dhe Enver Rabija.
4.    Kjo ngjarje shërbeu si moment fillestar i krijimit të Organizatës Kriminale të ashtuquajtur “Banda e Lushnjës”, apo “Grupi i çunave të Alfred Shkurtit”
5.    Nga grupi i tjetër rival në ngjarjen e kësaj date, ngeli i vrarë shtetasi Genci Kashari dhe u plagos shtetasi Artur Daja.
6.    Pjesëmarrës aktivë në ngjarje, veç subjekteve të tjerë, ishte dhe i gjykuari Aldo Bare (Alfred Shkurti).
7.    Në datë 03.08.1997 në qytetin e Lushnjës është vrarë me armë zjarri shtetasi shqiptaro-maqedonas Xhevat Demiri. 
8.    Në hyrje të qytetit të Lushnjës, viktima së bashku me familjarë të tij, të cilët ishin duke udhëtuar me një furgon në drejtim të qytetit të Lushnjës, janë ndaluar nga i gjykuari Aldo Bare, së bashku me Afrim Hoxha, Enver Dondollakun dhe Ilir Stergun. 
9.    Këta të fundit, pasi kanë vënë maska në kokë, kanë zbritur nga furgoni shtetasin Xhevat Demiri, dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen. 
10.    Më datë 13.02.1998, në vendin e quajtur Kolonjë të Rrethit Lushnjë është vrarë me armë zjarri shtetasi Nimet Zeneli. 
11. Në rrugën automobilistike, persona të armatosur, ndërmjet tyre dhe i gjykuari Alfred Shkurti (Aldo Bare), së bashku me të pandehurit në një procedim të lidhur, Arben Boriçi, Ilir Stergu dhe Enver Dondollaku, etj., i kanë zënë pritë fuoristradës tip “Tojota” me targa FR8079A. 
12.    Në fuoristradë udhëtonte shtetasi Gramoz Selmani, shoku i ngushtë i shtetasit Artur Daja, si dhe shtetasit Masar Aliu dhe Nimet Zeneli, shokë të shtetasit Gramoz Selmani. 
13.    Shtetasi Gramoz Selmani, pas ngjarjes së ndodhur në datën 02.07.1997, ishte një ndër personat për t’u eliminuar, i kërkuar nga grupi i Aldo Bares. 
14.    Arben Boriçi dhe Ilir Stergu, kanë vënë re që personat që udhëtonin me makinë kanë dalë nga rruga. I kanë ndjekur me vrap shtetasit Nimet Zeneli dhe Masar Aliu, duke qëlluar me armë në drejtim të tyre. Gjatë ndjekjes shtetasi Nimet Zeneli është plagosur me armë zjarri dhe nuk ka mundur të largohej. I pandehuri Ilir Stergu, së bashku me të pandehurin Arben Boriçi, i janë afruar të plagosurit Nimet Zeneli dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen.
15.    Shtetasi Masar Aliu ka mundur të largohej me vrap, duke i shpëtuar ekzekutimit. 
16.    Shtetasi Gramoz Selmani, i cili ishte fshehur poshtë makinës, është larguar nga krahu tjetër i rrugës. Sapo është parë nga i gjykuari Aldo Bare, i cili rrinte i ulur në një lokal pranë rrugës bashkë me të pandehur Enver Dondollaku, është qëlluar me breshëri automatiku, por nuk është arritur vrasja e tij.
17.    Në datë 22.02.1998 në rrugën Kolonjë–Bitaj të Rrethit Lushnjë, me qëllim vrasjen e shtetasit Masar Aliu, persona të armatosur, midis të cilëve të pandehurit Enver Dondollaku, Ilir Stergu dhe Arben Boriçi, kanë pritur ardhjen me makinë të shtetasit Masar Aliu. 
18.    Pasi kanë vënë re ardhjen e makinës kanë dalë dhe e kanë ndalur atë dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Masar Aliu, duke i shkaktuar vdekjen. Pas kësaj, kanë qëlluar dhe kanë vrarë edhe shtetasin Idajet Beqiri, i cili ka qenë rastësisht brenda në automjetin e Masar Aliut.
19.    Në datën 22.08.2008 është shkatërruar me zjarr banesa e shtetasit Shkëlqim Haxhiu. 
20.    Persona të armatosur Ilir Stergu, Arben Boriçi, Aldo Bare, Enver Dondollaku, Leonard Prifti, etj., kanë shkuar në shtëpinë e shtetasit Shkëlqim Haxhiu, e cila ndodhej në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës. 
21.    Personat e armatosur janë futur me dhunë në shtëpinë e shtetasit Shkëlqim Haxhiu, duke hapur me forcë derën e katit të dytë të shtëpisë. Personat e armatosur kanë bërë kontroll në ambientet e brendshme të shtëpisë në kërkim të shtetasit Shkëlqim Haxhiu dhe djalit të tij Klodian Haxhiu. Pastaj pasi i kanë vënë zjarrin, janë larguar.
22.    Ditën e vrasjes së Artur Dajës, në sheshin e qytetit të Lushnjës, pjesëtarë të grupit kriminal të drejtuar nga Aldo Bare kanë shëtitur nëpër shesh kokën e prerë të kufomës së Artur Dajës. 
23.    Organi i akuzës e ka akuzuar të gjykuarin Aldo Bare (Alfred Shkurti) për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “vrasje për hakmarrje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, vepra të parashikuara nga nenet 79/dh-22, 78/2-22, 78, 151/2, 278/2, 334, 333 të Kodit Penal. 
24.    Gjatë procedimit dhe gjykimit, i gjykuari Aldo Bare (Alfred Shkurti) ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por gjykata e shkallës së parë nuk e ka lejuar. 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane