Aldo Bumçi: Alo, alo…a e gjetët Audin tim?

Shqiptarja.com ishte ndër të parat media që raportoi vjedhjen e automjetit tip Audi të ministrit të Kulturës Aldo Bumçi në mes të kryeqytetit, një ndodhi e cila i habiti të gjithë. Sigurisht pas kallëzimit që zoti Bumçi bëri në polici, ka qenë i detyruar të lërë edhe numrin e tij të telefonit për t’u kontaktuar nëse do të kishte ndonjë të re gjatë hetimeve. Për këtë arsye ai ka qenë shumë i tensionuar gjatë gjithë kokës, duke i mbajtur sytë te telefoni me shpresën se nga krahu tjetër, dikush do të merrte në telelefon dhe do ti thoshte “E gjetëm”. I përfshirë nga ankthi i pritjes, ai nuk e ka lëshuar për asnjë çast telefonin nga dora. Madje në mbledhje qeveria apo pritje ku u gjend ato ditë, siç edhe duket në foto, ka qenë gjatë gjithë kohës në kontakt telefonik dhe sigurisht pyetja që ka bërë më shpesh këto ditë ka qenë “Alo, Alo…? A e gjetët Audin tim”?

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave