TIRANE - Aleanca Demokristiane, partia aleate në koalicionin e majtë mblodhi dje kryesinë e partisë, ku një detyrë e rëndësishme që iu caktua kryetarit Zef Bushati ishte ajo e nisjes së punës për bashkimin e demokristianëve. Gjatë fjalës së tij, Bushati theksoi se të gjithë demokristianët e kanë rrugën e hapur që do t`i ëojë drejt bashkimit. “Të gjithë demokristianët e kanë të hapur rrugën për tu bashkuar me ADK. Ëdo demokristian është i lirë të garojë për Kryetar Dege,Kryetar Qarku,Anëtar Kryesie,etj.

Do zhvillojmë konferencat e degëve për zgjedhjen e organeve drejtuese dhe delegatët në Kongresin e Partisë. ADK është parti europiane që respekton statutin dhe programin e saj. ADK është partia më e organizuar e demokristianëve”, është shprehur kreu i kësaj partie.

Bashkimi i demokristianëve u përfol gjatë kohët e fundit në media, për të cilën pati konfirmin edhe nga krerët e tjerë të partive demokristiane në vend. Kryesia vendosi të mbledhë Kongresin e ADK në Dhjetor nga ku do të zgjidhen krerët e degëve. Ndërkohë që lidhur me takimin që mund të kenë aleatët e majtë me kreun e PS për ndarjen e posteve ende nuk është bërë e ditur asgjë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)