Aleanca e qytetërimeve
Topi niset drejt Katarit

Aleanca e qytetërimeve<br />Topi niset drejt Katarit
KATAR – Shqipëria do të përfaqësohet në forumin botëror të Aelancës së Civilizimeve nga delegacioni i nivelit të lartë. Ai kryesohet nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, I cili i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi u nis drejt Katarit. Me ftesë të Emirit të Katarit, Sheik Hamad Bin Khalifa Al Thani, do të marrë pjesë në Forumin e 4-t të Aleancës së Civilizimeve të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet në kryeqytetin Doha, në datat 11-13 dhjetor 2011.

Në Forumin e 4-t të Aleancës së Civilizimeve të Kombeve të Bashkuara priten të jenë të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, kryetarë shtetesh, qeverish, ministra, anëtarë parlamentesh, mendimtarë dhe akademikë. Forumi synon të ideojë dhe të krijojë iniciativa që do të kontribuojnë për të forcuar mirëkuptimin mes popujve, të mbështesin dialogun mes civilizimeve në mënyrë që të përkrahë përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të arritur paqen, sigurinë dhe partneritetin botëror në zhvillim.

AXHENDA E DELEGACIONIT SHQIPTAR
Agjenda e Presidentit Topi parashikon që, në kuadër të pjesëmarrjes në Forum, Kryetari i Shtetit Shqiptar të zhvillojë takime me homologë dhe përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse në këtë veprimtari. Në kuadër të punimeve të Forumit të 4-t të Aleancës së Civilizimeve, në seancën plenare me temë “Si ndikon diversiteti kulturor përkundrejt zhvillimit”, Presidenti i Republikës do të mbajë dhe një fjalë përshëndetëse.


ÇFARË ËSHTË ALEANCA E QYTETËRIMEVE
Forumi i Aleancës së Qytetërimeve është themeluar në vitin 2005 nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara dhe një ndër objektivat kryesorë të tij është zhvillimi i rrjetit të partneritetit mes vendeve, organizatave ndërkombëtare, organizatave të shoqërisë civile, si dhe institucioneve të sektorit privat që ndajnë objektivat e Aleancës së Civilizimeve, me qëllim për të forcuar ndërveprimin e tyre dhe bashkëpunimin me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Jennifer Aniston i del në mbrojtje Kamala Harris, kritikon kandidatin për zëvendës President: Lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijë

Jennifer Aniston i del në mbrojtje Kamala Harris, kritikon kandidatin për zëvendës President: Lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijë