Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një postim në Facebook, shprehet se aleanca e Trekëndëshit vazhdon të koordinojë sulme ndaj institucioneve të drejtësisë.
Sipas tij, kjo betejë zhvillohet përmes veprimeve të kundërta, ku njëra palë dërgon militantët dhe tjetra administratën.
'Aleanca e Trekëndëshit kundër Drejtësisë vazhdon në koordinim betejën e saj. Dhëmb për dhëmb me drejtësinë, herë njëri e herë tjetri. Gjithçka në koordinim për t’i bërë presion dhe për ta shantazhuar. Njëri çon militantët, tjetri administratën. Njëri e sulmon, tjetri bën sikur e mbron', tha ai.
Basha akuzon Policinë për refuzimin e mbrojtjes së institucioneve të drejtësisë, duke e cilësuar këtë veprim si një akt të rëndë dhe të qëllimshëm. Ai kërkon që të nisë një hetim penal ndaj përgjegjësve, duke përfshirë edhe protestuesit, urdhëruesit dhe drejtuesit e Policisë.
'Refuzimi i Policisë për të mbrojtur institucionet e Drejtësisë është një akt i rëndë, i kryer me vetëdije dhe qëllim, i cili nuk mund të kalohet pa përgjegjësi ligjore dhe politike. Vetë institucionet e Drejtësisë kanë të gjithë autoritetin për të nisur ndjekjen penale ndaj shkelësve të ligjit, duke filluar nga protestuesit e deri te urdhëruesit, për të vijuar me drejtuesit e Policisë, ministrin dhe deri te kryeministri. Qytetarët, jam i bindur, do t’i ndëshkojnë me votën e tyre më 11 maj dhe do të hapin një faqe të re, ku të gjitha institucionet luftojnë korrupsionin dhe nuk e mbrojnë atë', tha ai.
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
30.5%
-
Jo
64.2%
-
Jam i/e dyzuar
5.3%
Vota total: 95
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama dhe Begaj urojnë shqiptarët për Ditën e Verës! Berisha politikë nga Elbasani: S’ka BE pas mbrojtjes që i bënë Ballukut
14 Mars, 13:12
-
Berisha nga Elbasani: Rama me Ballukun s’kanë më të ardhme! Dita e parë e Verës që u mbyllën dyert e Europës
14 Mars, 11:08
-
Zonjat e Elbasanit përgatisin ballokumen, zbulojnë sekretet e ëmbëlsirës tradicionale! Urimi i Ditës së Verës: Ardhtë me shëndet e begati!
14 Mars, 08:22
-
PS nuk lejoi arrestimin e Ballukut, Berisha: Rama i mbylli derën drejtësisë
13 Mars, 19:44
-
Ilir Demalia: Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash
13 Mars, 19:39
-
Policia e kallëzoi sërish, reagon Lapaj: Është hera e 6-të, po më përndjek politikisht! Në total 14 vepra penale
13 Mars, 18:58
-
PS nuk lëshoi Ballukun, avokati: Veprim politik i paralajmëruar! SPAK të përshpejtojë hetimet, ndërkombëtarët s’do ta falin refuzimin
13 Mars, 17:29
-
Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë vlerëson kryeministrin Edi Rama për transformimin e Tiranës, RIBA: Riktheu hapësirat publike dhe shtoi zonat e gjelbra
13 Mars, 17:01
-
Pas dorëheqjes së Leskajt, Berisha cakton ish-deputetin e Elbasanit si drejtues politik të Vlorës
13 Mars, 15:58
-
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, Rama: Mbrojtja jonë është spektakolare, parlamenti s’është përfshirë për arsye banale
13 Mars, 14:05
-
‘Çohet një ambasadë dhe tundet Shqipëria nga tenxheret’, Rama ironizon opozitën: U shqetësuan molotovarët se iu prish ëndrra
13 Mars, 13:58
-
Nisma e ndryshimeve ligjore, Rama: SPAK të shohë punën e tij, jo të Kuvendit! Ndryshimet do të bëhen, s’ka diskutim fare!
13 Mars, 13:48