TIRANË-Mëngjesin e sotëm Report Tv mësoi se SPAK-u ka nisur hetimet për denoncimet për shembjen e teatrit. Por, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit paraditen e sotme ashtu sikur kishte paralajmëruar ishte para godinës së SPAK-ut për t'i bërë presion, sikur tha dje Robert Budina që të veprojë shpejt me hetimet për shembjen e godinës së teatrit kombëtar.

Aleanca i ka dorëzuar një kërkesë SPAK-ut ku i kërkon arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe n/kryetarit Arbi Mazniku, pasi i akuzon për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Gjithashtu Aleanca kërkon vendosjen e masës së sekuestros preventive mbi truallin e teatrit dhe pezullimin e cdo punimi deri në zbardhjen e cështjes. Aleanca ka zgjedhur që të ndjekë rrugën ligjore, por Budina tha se nëse nuk vepron shpejt do të ketë një revoltë dhe bllokim total.

"Në momentin final duhet të një revoltë një bllokim total që të fillojnë që të lëvizin. Kemi kërkuar që faktori ndërkombëtar të hapë hetim. Kanë thënë po, nëse do të hapet do të sjellin prokurorë ndërkombëtarë" tha ai. Ai denoncoi se u është bërë presion me mesazhe. Ndërkohë që aktivistët paralajmëruan edhe 4 kallëzime për shembjen e teatrit. Aleanca e mbështetur nga PD-ja deri tani ka zhvilluar tre protesta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:27
Denoncimi i Robert Budinës para SPAK-ut: Po na bëjnë presion me mesazhe

Regjisori Robert Budina denoncoi para SPAK-ut se po u bëjnë presione, por nuk i tregoi emrat. "Po na bëjnë presion me mesazhe, kërkojmë mbështetjen e popullit. Nuk flasim për emra se nuk duam ta bëjmë telenovelë që të qarkullojnë nëpër media".

Ora 11:26
Aktivistja e teatrit: Ja 4 kallëzimet që po përgatisim për Veliajn, do ia çojmë SPAK-ut

Juristja Adriana Kalaja u shpreh se në ditët në vijim do të depozitohen në SPAK edhe 4 kallëzime të tjera. "Të arrestohen Erion Veliaj dhe Arbi Mazniku. Nuk duhet të lejojmë që në atë shesh. Kërkesat e sotme janë bërë në vazhdën e dy kallëzime që kemi bërë.

Në ditët në vijim po përgatit edhe dosje të tjera penale, shumë shpejt do i cojmë para SPAK-ut. Njëra nga këto është vrasje e mbetur në tentativë ndaj ministrit të Brendshëm, Erion Veliajt dhe drejtorit të policisë. Kallëzimi i dytë ndaj kryetarit të bashkisë, kryetarit të këshillit bashkiak për prishjen e objektit.

Kallëzimi i tretë për ministren e Kulturës dhe Çulin që kanë kryer një masakër për inventarët duke varrosur arkivën nën rrënoja. Edhe KLSH-ja po përgatit një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut" tha ai.

Ora 11:18
Pedagogu Ervin Goci: SPAK të pezullojë Veliajn, protesta që po bëjmë është politike (VIDEO)

Pedagogu Ervin Goci i kërkoi SPAK-ut që të pezullojë kryebashkiakun Erion Veliaj dhe të ndalojë punimet te Teatri, ai tha se protesta që po bëjnë është politike. "Kjo protestë këtu është politike. Shkrirja e sistemit të drejtësisë u bë politike. Protesta është politike se vijmë në statusin e cdo qytetari.

Ngjarja e jonë është specifike, dinamikë për vrasje. Ne po protestojmë për teatrin dhe për cdo qytetar. Kemi bërë dy denoncime. SPAK nuk reagoi në kohë. Ne do të sjellim kallëzime të tjera.

Prokurorët duhet të kuptojnë se cështja është politike. Nëse nuk ka drejtësi protesta do të jetë politike që kryeministri dhe kryetari bashkisë të japin dorëheqjen. SPAK duhet të pezullojë kryetarin e bashkisë që tani. Vendi i krimit të kalojë në siguri prove".

Ora 11:16
Robert Budina para SPAK-ut: Hetim ose revoltë finale, të huajt gati të sjellin prokurorë (VIDEO)

Robert Budina u shpreh para godinës së SPAK-ut, se beteja e tyre do të vijojë deri në fund. Ai i kërkoi SPAK-ut që të mos e çojë popullin në përplasje. Nëse nuk ka rezultate nga SPAK, Budina tha se në momentin final duhet të një revoltë një bllokim total.

"I nxisim që të reagojnë sepse ishte tentativë për vrasje. Do të kërkojmë hetimin për tentativën për vrasje të artistëve dhe hetimin e RENEA-s, ne nuk jemi terroristë. Ne nuk ishim të armatosur.

Kemi dëshmitë e njerëzve, që dëgjuan fadromat që kishin filluar të godisnin, pamje filmike, njerëzit ndërkohë që rrëzohej fasada dalin me vrap nga godina. Pamjet janë të qarta. Do i çojmë ku janë specialistë nëpër botë. Kemi kërkuar që faktori ndërkombëtar të hapë hetim.

Kanë thënë po, nëse do të hapet do të sjellin prokurorë ndërkombëtarë. Protestat absolutisht do i vijojmë nëse nuk lëviz prokuroria. Ne na takon të fitojmë legjitimitetin që këta janë të kapur. Në momentin final duhet të një revoltë një bllokim total që të fillojnë që të lëvizin.

Nuk e mbrojtëm dot. Ne do ta cojmë këtë lëvizje në të gjithë Shqipërinë, prandaj ata kanë detyrë të mos e cojnë popullin në përplasje me qeverinë. Prandaj të hapin procese dhe ti bëjnë me dije popullit. Do ta cojmë deri në fund betejën tonë" tha ai.