Aleanca Kuq e Zi
në Romë, "Fol vetëm shqip"

Aleanca Kuq e Zi <br />në Romë, "Fol vetëm shqip"
Në kuadër të fushatës së Aleancës Kuq e Zi, ‘Fol vetëm shqip’, dega AK-Romë, organizoi takimin me temë ‘Një gjuhë, një identitet me dinjitet’. Në këtë takim morën pjesë me dhjetëra familje nga Mentana bashkë me fëmijët e tyre.

Koordinatorja e kësaj feste, Kledja Zalebeu, në fjalimin hapës, vuri theksin tek roli esencial i familjes në edukimin dhe mësimin e gjuhës amtare tek brezat e rinj.

'' Shprehuni shqip prindër, dhe pasuroni gjuhën e fëmijëve tuaj'' u shpreh Zalebeu. '' Të lëmë mënjanë gjuhët e huaja, të cilat janë kusht për integrim, dhe të fokusohemi, të luftojmë e të sakrifikojmë, të artikulojmë gjuhën tonë të pasur e të vyer, gjuhën e ngjyrës kuqezi, gjuhën e Shqiptarëve''.

Në njoftimin e AK thuhet se: “Takimi u kthye në një festë të bukur, nën ritmet e muzikës shqiptare, ku të gjithë prindër e fëmijë, vallëzuan për disa orë, duke treguar kështu se jo vetëm nuk kanë harruar gjuhën, por se kanë në zemër ritmet shqiptare”.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron