Aleanca Kuq e Zi:
Shqipëria rrezikon falimentimin

Aleanca Kuq e Zi:<br />Shqipëria rrezikon falimentimin
Në një deklaratë të dhënë për shtyp, Aleanca Kuq e Zi ka përshëndetur raportin e Bankës Botërore për zhvillimet ekonomike në Europën Juglindore, ku përfshihet edhe Shqiperia.

Aleanca Kuq e Zi jep alarimin e rrezikut të falimentimit të shtetit shqiptar për shkak të nivelit të lartë të borxhit publik, rrezik i cili rritet edhe më shumë për shkak të shifrave jo reale që paraqet qeveria nëpërmjet Institutit të Statistikave.

Aleanca Kuq e Zi ka thënë se qeveria po shkon drejtë shkeljes së ligjit për nivelin e borxhit publik, të miratuar nga parlameti shqiptar. “Marëveshja e Maastricht përcakton qartë se niveli I borxhit public nuk duhet të kapërcejë nivelin e 60% ndërkohë që sipas raportit të Bankës Botërore, sot shqipëria është në nivelin e 59.6% të borxhit publik. Duke i shtuar këtij niveli edhe parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për rritjen ekonomike të rajonit por edhe vetë Shqipërisë, sipas të cilit kjo rritje nuk do të jetë më shumë se 2.1%, automatikishtë në vitin e ardhshëm Shqipëria do të ketë kapërcyer nivelin maksimal prej 60% të borxhit publik,” thekson AK-ja.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit