Aleanca Kuq e Zi e Tiranës
shkrihet dhe i bashkohet PS

Aleanca Kuq e Zi e Tiranës<br />shkrihet dhe i bashkohet PS
Dega më e madhe e Aleancës Kuq e Zi, ajo e Tiranës bashkë me kryetarin Augent Xhaferaj, i është bashkuar Partisë Socialiste pak ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit.
 
Gjatë një takimi ku i pranishëm ishte edhe kryetari i PS-së Tiranë Saimir Tahiri, kreu i kësaj dege, Augent Xhaferaj deklaroi se i janë bashkuar Partisë Socialiste për ta mbështetur në reformat dhe rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.
 
''Kur vendosa t'i bashkohem Partisë Socialiste shumë miq më pyetën pse shkon aty. Ua kam thënë në sy dhe po ua them sot publikisht të gjithëve: sepse Partia Socialiste është e vetmja që në 4 vite i riktheu flamurit kombëtar dinjitetin e munguar në rajon.
 
Në Tiranë shqiptarët për herë të parë panë një qeveri që nuk prapsej dhe as trembej nga kërcënimet e fqinjëve.
 
Sepse një 'kuq e zi' i vërtetë nuk mund të bëhet me ata që 6 vite më parë firmosën për të shitur detin e Shqipërisë. Sepse një ' kuq e zi' i vërtetë nuk mund të bëhet as me ata që me bllokun e zi në dorë, me aspak dashuri dhe me shumë qetësi zhvasin shqiptarët'',
tha Xhaferaj.
 
Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri u bëri thirrje të rinjve që të shkojnë të votojnë në 25 Qershor pasi edhe një votë është vlefshme në betejën për Shqipërinë që duam.

Xhaferaj: Shqiptarët që duan atdheun të votojnë numrin 2 
Në një lidhje telefonike për Report TV Augent Xhaferaj tha se Aleanca Kuq e zi ka shumë të përbashkëta me PS, ndaj të gjithë ata që duan atdheun duhet ët votojnë numrin 2.
 
“Kemi shumë të përbashkëta me Partinë Socialiste. Pozicionimi im pranë PS do sjellë reagim nga qytetarët që duan vendin e tyre dhe luftojnë për të ngritur lart vlerat e vendit. Duke pasur parasysh që PS i përfshin këto kauza të gjithë shqiptarët që  e duan atdheun do votojnë numrin 2”, u shpreh Xhaferaj.
 
Kreu i AK tha se vendimi është për degën e Tiranës ku shtoi se mbështetja ndaj tij është e madhe. 
 
“Ky është një vendin personal i imi dhe i ekipit që kam, për krerët e tjerë në rrethe nuk mbaj përgjegjësi. Unë jam 30-vjeçar dhe besoj se jemi një grup i fortë të rinjsh që duke u bashkuar me krahun e duhur do të japim kontributin për të cilin vendi ka nevojë. Ne kemi mbështetje në të gjitha zonat e Tiranës. Nuk kemi një bastion të caktuar por unë vetë banoj në njësinë 6, Kombinat dhe këtu për shkak të lidhjeve të mia njerëzore dhe se kam kaluar fëmijërinë, ndikohen jashtëzakonisht nga ky vendim i marrë sot”, tha Xhaferaj.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset