TIRANE- Aleanca Kuqezi bën thirrje që vizita e Sekretares Amerikane të Shtetit në Tiranë, Hillary Klinton të mos keqpërdoret politikisht.
Sekretari për marrëdhëniet me publikun në këtë parti Rezar Balla tha se politikanët nuk duhet ta përdorin këtë moment për të legjitimuar dështimet e demokracisë shqiptare por për të inkurajuar rehabilitimin e saj.
Në deklaratën e sotme për shtyp AK akuzoi qeverinë se ka bllokuar gjyqësorin në mënyrë të ndëshkojë dhë të çojë para drejtësisë zyrtarë të lartë, ministra apo familjarë të kryemintrit.
“Qeveria shqiptare ka fyer ish të përndjekurit e komunizmit dhe pronarët, duke e kthyer dramën e tyre një çështje banale kompensimi financiar të parealizuar dhe duke injoruar rehabilitimin e tyre si pjesë të diskriminuara të shoqërisë”, thuhet në deklaratën e AK-së.
Në emër të qindra shqiptarëve të cilët u burgosën nga regjimi komunist dhe në emër të 10 milionë kuqezinjve, AK shprehu mirënjohjen për këtë vizitë e cila u takon shqiptarëve si një nga popujt më pro amerikan të Europës dhe ku të gjithë shpresojnë me një mesazh të qartë për qeverinë dhe mafien më të egër në Europë.
“Shpresojmë që prania e Zonjës Klinton në Tiranë të mos keqpërdoret nga politikanët për të legjitimuar dështimet e demokracisë shqiptare por për të inkurajuar rehabilitimin e saj”, përfundoi deklarata e AK-së.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com