Aleanca për Teatrin çon peticionin në Fier dhe Vlorë, Budina: Janë të shumtë qytetarët që na janë bashkuar (VIDEO)

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është zhvendosur ditën e sotme në Fier dhe në Vlorë për të firmosur peticionin, që e ka çuar deri më tani në disa qytetet, ku kërkohet ndërtimi i teatrit kombëtar ashtu siç ishte aty ku ishte.

Mbledhja e firmave të peticionit është bërë para teatrit Bylis të Fierit, ku kanë qenë të shumtë qytetarët që kanë firmosur. Si në çdo qytet tjetër edhe në Fier kanë qenë prezentë në firmosjen e peticionit të dy vëllezërit Budina dhe aktori Neritan Licaj. Përveç qytetarëve ka pasur edhe aktivistë e anëtarë partie të PD e LSI.

Edhe në qytetin e Vlorës ka pasur qytetarët që i janë bashkuar peticionit të Aleancës për Teatrin për të dhënë firmat e tyre para teatrit Petro Marko. Regjisori Edmond Budina tha nga Vlora se peticioni ka pasur mbështetjen e qytetarëve në të gjitha qyteteve që kanë shkuar, ndërsa e ka cilësuar të pakuptimtë se si artistë vlonjatë kanë firmosur për shembjen e teatrit në Tiranë.

"Një pjesë e artistëve vlonjatë kanë votuar pro shembjes të teatrit kombëtar në Tiranë kjo nuk është diçka e drejtë. Është njësoj sikur unë të firmos për të shembur shtëpinë tënde. Një pjesë e artistëve normalisht që do të firmosin pasi mbrojnë punën e tyre por kjo nuk është e drejtë. Çfarë pune ka ai në Vlorë të votoj për teatrin e Tiranës njësoj sikur unë të votoj për shembjen e teatrit Petro Marko në Vlorë", tha Budina.

I.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket i drejtë vendimi i BE për të mos hapur kufijtë me Shqiperinë pas 1 korrikut?

Komento

Komente

  • Teatri: 04/06/2020 00:11

    Pse i hani rrenat e budines,ai eshte blere nga "krenar dhe i dhjere" meta per te bere rremuja e kaos ne prag te negociatave,nje vrime ne uje do bejne, padroni i tij do prese bileten per ne Rec ose ne arrati.

    Përgjigju
  • Mondi: 04/06/2020 00:04

    O budingo ti ske ber nje cfaqie tek ai teater.nxir nje here buken tende pastaj hajde thoju vlonjateve qe nuk ju plas bytha te te ndihmojne ty te behesh drejtor I ish teatrit sic te ka premtuar luli. O budingo pa me thuaj sa leke jane fituar nga shfaqiet e tua. Po ty o derdimen leket ti jep shteti po se pse as ti nuk e di.ik pirdhu se na prishe plazhin parazit

    Përgjigju
  • Niku Melihas: 03/06/2020 22:53

    Sot ne Teatrin Petro Marko ne Vlore ishin mbledhur ajka e Vlores qe do i japin shqelmen Rilindje koleres dhe Edi Ramiut

    Përgjigju
  • E vertete: 03/06/2020 20:27

    U eshte bashkuar dhe ky temi Budine.

    Përgjigju
  • Tirona: 03/06/2020 19:36

    Mbasi te perfundoj peticioni I Aleancshkerdhates. Bashkia e Tiranes do te nise nje peticion per ngritjen e teatrit te ri . Ky peticion do te behet vetem ne Tirene dhe do te shikoni se do te kete me shume firma ,se sa ka mbledh aleancashkerdhate ne te gjith ato qytete qe ka be kete peticion

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Aktivistët e Aleancës 'çajnë' rrethimin e Teatrit Kombëtar, mbjellin ullinj nën rrënojat e tij