Aleanca për Teatrin çon peticionin në Sarandë e Gjirokastër! Artistët e qytetit të gurtë refuzojnë të firmosin, të pranishëm vetëm simpatizantët e PD/LSI

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zbritur në jug të vendit në Gjirokastër dhe Sarandë për të firmosur peticionin për ndërtimin sërish të teatrit kombëtar aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Mbrojtësit e kësaj kauze artistët Edmond dhe Robert Budina, Adriana Tolka, Neritan Licaj si dhe aktivistë të kësaj lëvizje, janë ndalur në qytetin e Gjirokastrës para godinës së Teatrit “Zihni Sako” për të mbledhur firmat për peticionin.

Ajo që ka rënë në sy, ishte refuzimi për pjesëmarrje të aktorëve dhe regjisorëve të këtij teatri që numërohen jo pak por 13 të tillë. Askush nga këta nuk është parë të ishte në tubimin e sotëm pale dhe të firmosnin peticionin.

Shumica e tubuesve ishin simpatizantë të forcave politike opozitare të cilët u thirrën për t’iu bashkuar kauzës. Tok me tubuesit kanë hedhur firmën në peticion, ish deputeti i LSI për Qarkun e Gjirokastrës Vangjel Tavo si dhe ish kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami. Ashtu si në të gjitha tubimet e tjera, kanë qenë aktorët Robert e Edmond Budina, Neritan Licaj dhe Adriana Tolka ata që kanë folur para tubuesve duke i’u bërë thirrje për bashkim të madh në rrëzimin e qeverisë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 04/06/2020 21:27

    Po mire more zoterinj, Budina do ndertoje teatrin apo do permbysi qeverine, kete nuk po kuptoj. Shpejt u kujtua.

    Përgjigju
    • O Mondi: 04/06/2020 23:16

      Ketyre u duhen ca brisqe

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja