Aleanca për Teatrin Kombëtar është mbledhur për herë të parë për të protestuar para Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, pasi pretendojnë se me kallëzimet e tyre nuk po veprohet.

Në të gjithë rastet e tjera Aleanca për Teatrin kanë qenë në SPAK për të bërë kallëzime, ndërsa sot kanë marrë hapin tjetër. Me pankarta në duar ata shkruajnë: "Teatri aty ku është si është", "Teatri bërtet drejtësi", "Zbatoni Ligjet", "Duam Drejtësi" dhe "Teatri jemi ne dhe ju".