Duke e cilësuar skenë krimi, sheshin ku ka qenë i ndërtuar teatri kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sulmuan Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim SPAK të japë përgjigje për hetimet që janë bërë deri më tani për shembjen e godinës.

“Të gjithë ata që kanë gisht në prishjen e teatrit do të paguajnë qoftë nga ana monetare qoftë nga ana penale. SPAK është i kapur nga ky pushtet i mafies. I bëjmë thirrje dhe Ambasadës Amerikane t’i thërrasë mendjes të mos bëjë shou, por të dëgjojë zërin e qytetarëve'- u shpreh regjizori Robert Budina.

Përfaqësues të Aleancës për mbrojtjen e Teatrit kërkuan që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kompetencën për ndërtimin e godinës së re ta ketë Ministria e Kulturës, ndërsa paralajmëruan një padi ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

“Vendimi i GJK detyron bashkinë të kthejë pronën e teatrit kombëtar tek Ministria e Kulturës. Asnjë reagim. Mos guxoni ti afroheni sheshit të teatrit. Shumë shpejt do të shkojë dhe një dosje e re Veliaj ku janë 72 mijë metra katrorë që  i takojnë banesave sociale”- u shpreh Adriana Kalaja.

Bashkia e Tiranës ka hapur në tetor garën ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit të Ri kombëtar mbi Projektin e Bjarke Ingels Group BIG.