TIRANE- Kreu i Aleancës Popullore, Artur Dojaka ka deklaruar se forca politike që ai drejton do të marrë katër mandate në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013.
 
Sipas kreut të Aleancës Popullore këto mandate do të fitohen në qarqet me komunitet çam.
 
Dojaka u shpreh se “Formula e marrëveshjes maksimalizon rezultatin. Jemi të zhgënjyer nga rrugëhumburit e çështjes çame, dhe i morëm vetë në dorë fatet tona”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)