TIRANË – Kryetari i Aleancës Popullore, Artur Dojaka, nuk kandidon për deputet, por në të kundërt, ka vendosur të punojë për çështjen çame jashtë Kuvendit. E pikërisht ky fakt konsiderohet si ndryshimi i madh i kësaj partie nga të tjerat.
Në një prononcim për “A1Report1”, një nga drejtuesit e Lëvizjes çame, profesor Hajredin Isufi tha: "AP-ja ka hyrë në ndërgjegjen e çdo çami dhe ne dita –ditës shtohemi. Shoh se çamët gjejnë tek AP-ja, vetveten dhe është për t’u admiruar se ndryshe nga partitë e tjera, ku kryetari vendos veten të parin në listë dhe zgjedh një karrige të sigurtë, kryetari i AP-së nuk kandidon për deputet dhe është i vendosur ta çojë para çështjen çame.”
Kryetari i AP-së, në përfundim të Kuvendit të Aleancës Popullore, u shpreh: “Ishte Kuvendi mbarëkombëtar të AP-së, i mbajtur në praninë e mijëra mbështetësve tanë. Mendoj që ne këtë entuziazëm e kemi ndierë këto dy vitet e fundit dhe kjo e sotmja ishte mbledhja e një buqete entuziazmi. Siç e vutë re, spikatën qarqet e Vlorës, Durrësit, Tiranës, Korçës dhe poeti Arben Duka na nderon me kryesimin e listës së Gjirokatrës. Ky entuziazëm e ka mbështetjen tek këta burra të moçëm, që kanë drejtuar Çamërinë si profesor Hajderin Isufi.”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com