TIRANË - Aleanca Popullore ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka falendruar të gjithë mbështetësit e saj për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në Kuvendin e kësaj partie, mbajtur në pallatin e sportit "Asllan Rusi" dy ditë më parë. Në deklaratë është theksuar se "komuniteti punëtor dhe inteligjent çam meriton shumë më tepër nga sa kanë bërë sikur u kanë dhënë demagogët e tranzicionit" apo se "Aleanca Popullore do të marrë 4 mandate në Kuvendin e ardhshëm".
KEMI ME MIJËRA MBËSHTETËS
"Ishin me mijëra ata që iu përgjigjën ftesës sonë në Kuvend. Janë me mijëra ata, që na kanë shprehur mbështetje këto ditë me mesazhe dhe në takime të drejpërdrejta me përfaqësuesit e Aleancës Popullore në të gjitha qarqet me komunitet çam dhe jo vetëm në to", theksoi në fjalën e saj, Sekretarja e Përgjithshme e Aleancës Popullore, Armelina Fushekati.
Ajo ka theksuar se, "23 qershori dhe mandatet tona në Kuvendin e ri janë vetëm fillimi i një rruge të gjatë ndryshimit të madh".
Më tej ka Fushekati ka premtuar se "problemi i Çamërisë do nisë të trajtohet në mënyrë të vendosur me dinjitetin e duhur dhe si një çështje kombëtare dhe se pas 23 qershorit dhe do jetë një çështje serioze politike e shtetit shqiptar".
NE, 4 MANDATE NË KUVEND
Aleanca Popullore ka premtuar se do ketë 4 mandate në Kuvendin e ri dhe do të ndikojë hartën elektorale në të gjitha qarqet me përqëndrim të komunitetit çam. "Deputetët e Aleancës Popullore në Kuvendin e pas 23 qershorit nuk do ta tradhëtojnë kurrë kauzën e shenjtë të komunitetit çam dhe nuk do të bëjnë kurrë pazare me interesat kombëtare"
Në deklaratë është theksuar se "komuniteti punëtor dhe inteligjent çam meriton shumë më tepër nga sa kanë bërë sikur u kanë dhënë demagogët e tranzicionit".
"Të ndërgjegjshëm që tashmë jetojmë në dinamikën që ofron viti 2013, të vetëdijshëm për instrumentet kombëtare dhe ndërkombëtare që kemi në dispozicion, ne jemi në këtë rrugë si një forcë e aksionit politik dhe arritjeve politike. Ne jemi vetvetja. Jemi Aleanca Popullore", përfundon deklarata.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com