Sipas tyre, kryeministri i zgjedhur ka mbetur jashtë vendit në vizita dhe takime, duke e neglizhuar takimin me krerët aleatë në mënyrë që të arrihet zbatimi i marrëveshjes parazgjedhore, bazuar në kontributin e rezultatin e secilës parti në zgjedhjet e 23 qershorit.
Duke thënë se koha po ecën me shpejtësi, ata nuk ngurrojnë të shprehen se socialistët dhe kryeministri i zgjedhur Edi Rama i kanë kushtuar rëndësi vetëm zbatimit të marrëveshjes qeverisëse me LSI dhe kreun e saj Ilir Meta, ndërsa ende nuk po merr në konsideratë partitë e tjera aleate, që sëbashku i kanë dhënë koalicionit mbi 100 mijë vota.
Pavarësisht se nuk e kanë humbur shpresën, durimi brenda partive aleate të Ramës me sa duket po soset, dhe janë në pritje të javës së ardhshme për të takuar kryeministrin e zgjedhur.
Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 31.08.2013
Rdaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)