Aleatët pritet të takohen
me Ramën në fund të javës

Aleatët pritet të takohen<br />me Ramën në fund të javës
TIRANE - Aleatët e PS që janë në pritje të takimit me kreun e zgjedhur të qeverisë Edi Rama për të vendosur piketat e marrjes së përgjegjësive në bashkëqeverisjen e vendit, mendohet se deri në fund të kësaj jave mund ta realizojnë një qëllim të tillë. Mësohet se pas përfundimit të mbledhjes dy ditore të qeverisë në Shkodër, kryeministri Edi Rama të formatojë dhe qëndrimin ndaj aleatëve, në përmbushje të marrëveshjes parazgjedhore të firmosur me krerët e partive të vogla, ku është përcaktuar dhe niveli i bashkëpunimit në bazë të rezultatit të zgjedhjeve.

Por nga ana tjetër një pjesë e krerëve aleatë teksa nuk kanë preferuar të deklarohen publikisht, kanë shprehur shqetësimin për zvarritjen e takimit të tyre me Ramën dhe se po u soset durimi në lidhje me arritjen e fiksimit të posteve në bashkëqeverisje bazuar dhe në marrëveshjen me Ramën. Madje ata kanë shprehur pasigurinë e tyre se mund të mbeten pa poste ose mund të anashkalohen.

Madje disa prejt tyre nuk ngurrojnë të shprehen se socialistët dhe për më tepër kryeministri i zgjedhur Edi Rama i kanë kushtuar më shumë rëndësi vetëm zbatimit të marrëveshjes qeverisëse me LSI dhe kreun e saj Ilir Meta, ndërsa ende nuk po merr në konsideratë partitë e tjera aleate, që sëbashku i kanë dhënë koalicionit mbi 100 mijë vota. Pavarësisht se nuk e kanë humbur shpresën, durimi brenda partive aleate të Ramës me sa duket po soset, dhe janë në pritje fundit të kësaj javë për të takuar kryeministrin e zgjedhur.

Mësohet gjithashtu se koordinatori Gjet Ndoj po vijon takimet me krerët aleatë për të parë dhe nivelin e kërkesave të tyre, që për hir të së vërtetës ka pranuar dhe nga vetë koordinatori se nuk janë kërkesa të ekzagjeruara dhe janë brenda koordinatave të përcaktuara në marrëveshjen parazgjedhore. Nga ana tjetër ai është munduar t’i qetësojë me faktin se nuk ka kaluar afati i uljes për të fiksuar nivelin e bashkëqeverisjes, pasi qeveria ende nuk është betuar dhe nuk ka filluar nga puna. Ndërkohë që mësohet se dhe vetë Rama është shumë i vendosur për të qënë zbatues i marrëveshjes me aleatët.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.09.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Festa e Flamurit/ Meta: Urime 28 Nëntorin e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit! Kjo datë na bashkon kundër pushtuesve të vjetër e të rinj

Festa e Flamurit/ Meta: Urime 28 Nëntorin e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit! Kjo datë na bashkon kundër pushtuesve të vjetër e të rinj