Aleatët kryesorë të koalicionit të Berluskonit i kërkuan kryeministrit italian të largohet, duke qenë se pasiguria ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës po dëmton rëndë tregjet financiare.

Berluskoni nuk u përgjigj menjëherë kërkesave të aleatëve, por i ka rezistuar vazhdimisht të gjitha thirrjeve për dorëheqje. Mandati i Berlaskonit mbaron në vitin 2013.

Qeveria e Berluskonit është në një presion të vazhdueshëm për të miratuar reforma të shpejta për të siguruar mbrojtjen e Italisë ndaj krizës së borxhit. Gjithsesi, një koalicion i dobët dhe dyshimet mbi lidershipin e Berluskonit kanë bërë që tregjet ti tremben një shkatërrimi financiar të Italisë, i cili mund të rrëzojë ekonomitë e 17 kombeve të eurozonës dhe të trondisë ekonominë globale.