TIRANË - Mbledhja e qeverisë që zhvillohet ditën e sotme pritet të sjellë dhe supriza për sa i përket emërimeve të reja. Mësohet se sot pritet të diskutohet për zv.ministrat. Ndonëse janë përmendur disa emra, mbetet mister se cilët do jenë numrat dy të ministrive e për më tepër cili do jetë përfaqësimi i aleatëve në këto nivele të bashkëqeverisjes.

Burimet thonë se s’përjashtohet mundësia që Rama sot të diskutojë për emrat e pse jo t’i miratojë në mbledhjen e qeverisë, përderisa tashmë ka disa ditë që kabineti i ri qeveritar është betuar e ministrat kanë filluar punën. Ndërsa deri më tani krerët e partive aleate nuk kanë marrë asnjë sinjal për ndonjë takim me Ramën.

Ndonëse besojnë në zbatimin e marrëveshjes, ata nuk e fshehin humbjen e durimit. “Besojmë se dhe kjo çështje, do zgjidhet në përputhje me kontributet e vlerat e bashkëpunimit tonë ndër vite. Bashkëqeverisja nuk duhet parë si proces për të zënë vende pune sidomos aty ku ka të mira materiale e financiare, por si një forcim i kohezionit të së majtës në shërbim të qeverisjes së pastër e fitores së sfidave të ardhshme elektorale”, tha kreu i PSV 91 Petro Koçi.

Në të njejtën linjë ishte dhe kreu i AD, Zef Bushati. “Nuk e di se kur është caktuar mbledhja e ardhshme me aleatët, por ajo që na është kërkuar në mbbledhjen e fundit me Ramën ka qënë paraqitja e kërkesave nga gjithë partitë aleate, sëbashku me CV-të e personave që mendojmë të jenë në poste të caktuara.

Ne presim të merren në kosideratë kërkesat. Por duhet marrë parasysh që ka një radhë të caktuar veprimesh. Na të është premtuar se do vlerësohen një nga një të gjitha kërkesat tona. Presim që të realizohet marrëveshja me aleatët, në bazë të kontributeve dhe rezultateve”, nënvizon Bushati.

Në pritje kanë deklaruar se janë dhe krerët e PSM, Koja, AAK Ndoj, ndonëse kanë nënvizuar faktin se besojnë te zbatimi i marrëveshjes, dhe se nuk kanë kaluar afatet për zv.ministrat.

Ministritë dhe zv.ministrat e mundshëm
 
Ministria e Financave
Zv.Ministër ?????
Zv.Ministër ?????
 
Ministria e Brendshme
Zv.Ministër ?????
Zv.Ministër ?????
 
Ministria e Mbrojtjes
Zv.Ministër ?????
Zv.Ministër ?????
 
Ministria e Punëve të Jashtme
Zv.ministre Elisa Spiropali
Zv.ministër ??????
 
Ministria e Integrimit Europian
Zv.ministër ?????
 
Ministria e Drejtësisë
Zv.Ministër ?????
Zv.Ministër ?????
 
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
Zv.Ministër ??????
 
Ministria e Energjisë  dhe Industrisë 
Zv.Ministër ?????
 
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
Zv.ministër Gjon Radovani (arkitekt)
 
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Zv.Ministër ????
 
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
Zv.Ministër ?????
 
Ministria e Shëndetësisë
Zv.ministër Gjergji Koja
Zv.ministër Milva Konomi
 
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Zv.ministër Arbër Mazniku
Zv.ministër ?????
 
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Zv.ministër ?????
 
Ministria e Kulturës
Zv.Ministër ????
 
Ministria e Mjedisit
Zv.ministër ????
 
Shkrimi u publikua sot (18.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)