Nëse do t’i referohemi kontributit të të vegjëlve në fitoren e Bashës, aleatët duhet të përfaqësojnë gjysmën e administratës së bashkisë. Por, pasi rrënoi një administratë profesionale dhjetëvjeçare me spastrime arbitrare, Bashkia e Tiranës është zaptuar nja klanet e kryebashkiakut. Ndërkohë, aleatët shprehen të pakënaqur me përfaqësimin e tyre. Deputeti i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Dashamir Tahiri, theksoi për gazetën “SOT” se kërkesat e kësaj partia për përfaqësim në administratën e partisë ende nuk janë zbatuar, edhe pse ka disa muaj se është zgjedhur kryetari i bashkisë. Deputeti Tahiri theksoi se kjo është çështje kohe dhe negociatash. Po ashtu, republikanët këmbëngulin për shumë përfaqësim në bashki. Nënkryetari i Partisë Republikane, Arjan Madhi, vlerësoi kontributin e PR në fitoren e Bashës. Ai theksoi se çdo parti kërkon maksimalen, por shtoi se megjithatë PR i qëndron marrëveshjes me Partinë Demokratike. Nga partitë aleate, vetëm Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia e Legalitetit duket se janë të kënaqura nga ndarja e pushtetit në Bashkinë e Tiranës.