Aleatët ‘shkrijnë akujt’, Rama 100
minuta tek Meta, mesazh gazetarëve
Videoaljm/ Rama ecën i vetëm në këmbë

Aleatët ‘shkrijnë akujt’, Rama 100<br />minuta tek Meta, mesazh gazetarëve<br />Videoaljm/ Rama ecën i vetëm në këmbë
TIRANË – Menjëherë sapo është kthyer në Tiranë pas vizitës 8 ditore në SHBA, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me aleatin e tij, Ilir Meta. Takimi u zhvillua ndërkohë që zërat se komunikimi mes tyre kishte probleme serioze, ishin përforcuar. I sapo ardhur në Shqipëri, kreu i qeverisë ka dalë nga zyra e tij, dhe ka kaluar në këmbë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të mbërritur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Lëvizja e tij i vetëm në bulevardin kryesor të kryeqytetit, i pashoqëruar nga forcat e sigurisë, ka ngjallur jo pak kureshtjen e qytetarëve.

Ai ka kaluar mbi vizat e bardha i veshur sport, me xhinse e xhaketë, dhe një bluzë që sillte mesazhe nga vizita e tij dy javore në Nju Jork. Bluza e tij kishte logon e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku Rama mbajti disa fjalime në panele jo pak të rëndësishme.



Takimi i cili ka zgjatur rreth 100 minuta është zhvilluar në zyrën e Metës, në Kryesinë e Kuvendit. Ashtu siç ishte njoftuar, kryeministri mbërriti i përpiktë në orën e takimit në 16:00, dhe doli prej andej në orën 17:40. 

Rama pas takimit ka dalë sërish në këmbë dhe është drejtuar për në zyrën e tij në Kryeministri. Gazetarëve të pranishëm ai iu drejtuar me fjalët: “Meritoni një fundjavë të qetë”.



Ndërkohë që kryeministri ishte brenda në zyrën e kryetarit të kuvendit, kanë mbërritur në ambientet rreth kryesisë disa përforcime të sigurisë së gardës, në mungesë të rojeve personale të kryeministrit.

Një qen antieksploziv ka kontrolluar makinat e parkuara anash trotuarit të cilin kryeministri do ta përshkonte në kthim. Për këtë takim të gjatë mes dy bashkëkryetarëve të aleancës së majtë, palët kanë preferuar heshtjen dhe nuk kanë bërë publik asnjë informacion zyrtar mbi  çfarë kanë diskutuar dy krerët e shtetit. Në dalje, kryeministri Rama është kthyer përsëri në këmbë drejt zyrës së tij. Interesit të gazetarëve Rama i është përgjigjur me nxitim. E vetmja fjali e tij ishte: “Meritoni një fundjavë të qetë!” dhe është larguar në drejtim të zyrës së tij, matanë bulevardit.

Në dukje, kryeministri u duk i tensionuar pas daljes nga biseda, duke shfaqur kështu dhe zhvillimin e një takimi me tone të nxehta. Rama dhe Meta ishin takuar vetëm një herë mëngjesin e një të mërkure me nisjen e këtij sesioni parlamentar. Si çdo herë, takimi është zhvilluar në zyrën e kryetarit të kuvendit. Takimi i parë ka qenë i shkurtër, ndërsa takimi i djeshëm ka qenë më i shtruar sa i takon axhendës së çështjeve që dy bashkëdrejtuesit e koalicionit qeverisës kanë diskutuar. Gushti qe një muaj i ftohtë, sa u takon takimeve të përjavshme mes dy aleatëve, dhe një muaj ku kulmuan zërat se Rama dhe Meta ishin përfshirë në një krizë të marrëdhënieve mes tyre. Dy takimet e fundit, lexohen si shkrirja e akujve mes dy krerëve të shtetit dhe tentativë për të sheshuar mosmarrëveshjet brenda koalicionit.  

Pas Ramës, në zyrën e Metës mbërrin ministri Nasip Naço Ministri i Drejtësisë: Takova Petrit Vasilin
Menjëherë pas largimit të kryeministrit Rama nga zyra e Ilir Metës, në Kryesinë e Kuvendit ka mbërritur Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço. Ai zhvilloi një takim të shkurtër rreth 20 minuta me kryetarin e partisë së tij, dhe në dalje nuk bëri komente për atë çka u diskutua mes tij dhe Metës. I pyetur nga media se pse u takua me z. Meta, Naço ju përgjigj: “Pse nuk thoni që u takuat me z. Vasili”. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se takimi mes Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço dhe Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta ishte i parashikuar, pavarësisht se përkoi që takimi mes tyre të kryhej menjëherë pas përfundimit të takimit 100 minutësh Rama-Meta.

Nuk ka informacione se për çfarë u diskutua mes dy eksponentëve të LSI-së, dhe pse burimet bëjnë me dije se nuk ka pasur çështje të rëndësishme, veç diskutimeve për përditshmërinë e punës dhe mirëqeverisjes. Takimi ka qenë i shkurtër teksa menjëherë pas largimit të Ministrit të Drejtësisë, është larguar me makinën e tij edhe kryetari i kuvendit. Meta është drejtuar për një aktivitet të Ambasadës Gjermane, aktivitet i cili është organizuar në kuadër të Tetorit Gjerman, një aktivitet i përvitshëm i kësaj selie diplomatike. 





  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool