Aleatët Rama-Meta, 10 pikat
e debatit, nga Tatimet te vota

Aleatët Rama-Meta, 10 pikat<br />e debatit, nga Tatimet te vota
TIRANE- Mediat, thuajse e të gjitha krahëve nuk kanë reshtur së shkruari për një ftohje të marrëdhënieve mes Ramës dhe Metës, dy liderëve kryesorë në qeverisjen e majtë. Madje kanë nxitur me këto lajme dhe fantazinë e politikës, sidomos të krahut të djathtë për një koalicion të mundshëm PS-PD, duke përjashtuar LSI.

Por çfarë ndodh në të vërtetë. Meta e Rama kanë deklaruar se janë partnerë të sigurtë, të suksesshëm në qeverisje, aleanca PS-LSI nuk ka krisje, pasi shënoi dy rezultate të forta më 2013 por dhe më 2015 në dy palë zgjedhje, ka prodhuar reforma. Por, Meta ka shfaqur rezerva për efikasitetin e sistemit fiskal, ndërkohë thotë se s’ka as ftohje as ngrohje. Ndërsa Rama garantoi qëndrueshmëri në koalicion, mohon aleancën me PD, por...tashmë mes tyre nuk ka më “Miku im Meta” apo “Miku im Rama”, vetëm partneritet. Ja 10 pyetjet që shpjegojnë situatën në koalicion dhe kërkesat e palëve.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori