Aleati: Basha s'na pyeti për paktin
partitë e vogla rrezikojnë zhdukjen 

Aleati: Basha s'na pyeti për paktin<br />partitë e vogla rrezikojnë zhdukjen 
Marrëveshja Rama-Basha duket se nuk ka lënë shumë të kënaqur aleatët, pasi në zgjedhje nuk do të shkohet me koalicione.
 
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi në një intervistë telefonike për Report Tv pas marrëveshjes deklaroi se jo të gjitha pikat Basha i kishte konsultuar me aleatët.
 
"Mendoj që data e zgjedhjeve bazuar edhe te paketa mund të ishte lënë në korrik, por e rëndësishme është që nga kjo marrëveshje fituan shqiptarët.
 
Nga marrëveshja penalizohen partitë e vogla, që rrezikojnë që të zhduken, pasi nuk parashikohen koalicione parazgjedhore.
 
Por tani nuk kemi se cfarë të bëjmë, pasi nuk do të qajmë sipër qumështit të derdhur.


Do të gjejmë formula të tjera për të maksimalizuar pjesëmarrjen në zgjedhje të partive të vogla.
  
Aleatët mund të dalin edhe vetëm në zgjedhje por humbim ne edhe Basha, prandaj do të tentojmë një zgjidhje
" deklaroi ai. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët