Aleati i Bashës, kundër PD-së:
Votimi i detyruar zhyt demokracinë

Aleati i Bashës, kundër PD-së:<br />Votimi i detyruar zhyt demokracinë
Kundër propozimit të n/kryetarit të PD, Spaho për votimin me detyrim ka dalë edhe aleati i PD, Artur Roshi, i cili është Kryetar i Ballit Kombëtar.

Ai thotë se kjo është një ide që nuk duhet vazhduar, pasi një ligj i tillë do ta zhysë demokracinë e pakët që kemi sot në një vakum funksional.

Pak ditë më parë n/kryetari i PD, Edmond Spaho propozoi që pjesë e aksionit opozitar për reformën Kushtetuese dhe Zgjedhore duhet të jetë dhe detyrimi me ligj për të votuar në zgjedhje.

Por Kushtetua jonë e përcakton vetëm si të drejtë dhe jo detyrim pjesëmarrjen në zgjedhje, ndërsa debati ka nisur në Europë pas referendumit për BREXIT.

Propozimi i Spahos erdhi pas pjesëmarrjes së ulët në zgjedhjet e 25 qershorit dhe faktit që Rama mori mandatin e dytë me më shumë deputetë, ndërsa PD u penalizua, pasi i munguan 200 mijë vota nga 2013.

Deklarata e plotë e Artur Roshit
Dje në media pati jehonë një ide e z.Edmond Spaho n/kryetar i Partisë Demokratike në lidhje me  votimin e detyruar të shqiptarëve sepse zvogëlohet mundësia e blerjes së votës duke u rritur pjesëmarrja dhe këtë ligj e ka edhe Greqia.

Çdo ide e hedhur në publik nga njerëz me influencë që u vjen nga pushteti politik që gëzojnë në një Parti politike,apo nga personaliteti i tyre kthehet në temë debati sepse ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në mënyrën e zgjidhjes së problemeve të shoqërisë,për rrjedhojë ndikojnë në jetët tona.Kjo na jep të drejtën morale të reagojmë,por sigurisht brënda arsyes dhe asaj që na bashkon “e ardhmja e përbashkët” si opozitë dhe si qytetar.

Desha të them se një ide e tillë nuk sjell shije të mirë për publikun kur vjen nga një Parti e qendrës së djathtë siç është Partia Demokratike.

Së pari,mendoj se mungon argumenti politik që duhet të paraqesë një forcë politike liberale e qendrës së djathtë si PD e cila mekanizmat politikë i ngre mbi lirinë e individit duke zvogëluar egzistencën e shtetit.Në këtë rast vendosja e ligjit për të detyruar qytetarët të votojnë në zgjedhje është një masë shtërnguese që bie ndesh me filozofinë liberale.Nga ana tjetër ushtrimi i të drejtës së votës,është një “e drejtë ” e qytetarit dhe si e tillë nuk mund të detyrohet me ligj.Sigurisht pajtohem me shqetësimin e blerjes së votës,por duhet gjetur mekanizmi për ta eleminuar.Unë kam bindjen e thellë se mospjesëmarrja në votime bëhet “pjesëmarrje” kur sigurohet realisht vota e lire për qytetarët.Në zgjedhjet e fundit qytetarët patën intuitën ta kuptonin se ministrat teknikë nuk do të siguronin votën e lirë dhe nuk do të ndalonin dot blerjen e votës si “mall “dhe kjo u pa qartë që ndodhi,atherë qytetarët nuk u motivuan për ndryshimin.Argumentat matematikorë për të shtuar pjesëmarrjen në votime jashtë kontekstit të logjikës politike nuk japin produkte politike.Pra mekanizmi për të arritur tek qëllimi është shumë i rëndësishëm sepse vetë ai ,prodhon efekte politike.(humbet ose shton votues).Vota e lirë nxit vullnetin për besimin politik,pra rrit pjesëmarrjen ,bën çlirimin mental të qytetarëve,pra qytetarët fillojnë të vlerësojnë në mënyrë racionale realitetin e për pasojë të ardhmen dhe jo rrethanat emocionale të ngjallura nën presionin e fushatës.

Së dyti,referenca për një argument politik merret si vërtetësi ,për ta bërë argumentin të vërtetë. Në rastin e z.Spaho,referenca është Greqia si vend perëndimor,mirëpo është sipërfaqësore sepse Greqia me inisjativën e kryeminstrit Simits rreth vitit 1998 e ka shfuqizuar ligjin që detyronte qytetarët të votonin dhe të shprehnin besimin e tyre fetar i cili shënohej në pasaportë.Ai e bëri këtë për arsye se ky ligj nuk funksiononte ,sepse morali politik i lirisë prevalon mbi ligjet në letër dhe të bëra në rrethana të caktuara ,ashtu si ligji i luftës me Shqipërinë i cili egziston,por që ka zero shanse të funksionojë ndërmjet dy vendeve që aderojnë në NATO.

Greqia sot nuk e ka një ligj të tillë dhe nuk kemi pse ta marrim shembull per të djeshmen sepse edhe ne dje kemi qenë një sistem diktatorial.

Prandaj gjykoj se një ligj i tillë do ta zhysë demokracinë e pakët që kemi sot në një vakum funksional.

*Kryetar i Ballit Kombëtar


dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë