Aleati i Bashës: Meta vërtetoi se
qëndrimet e opozitë janë të drejta

Aleati i Bashës: Meta vërtetoi se<br />qëndrimet e opozitë janë të drejta
Pas deklaratës së kryetarit të LSI, Ilir Meta me propozimet për zgjidhjen e krizës politike ka ardhur edhe reagimi i parë nga opozita.
 
Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka, pjesë e opozitës e përshëndet qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa shton  se Meta, vërtetoi edhe një herë se qëndrimet e opozitës janë të drejta dhe realiste.
 
"Si Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste dhe si aleat i Opozitës, përshëndes qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe gjykojë se kjo deklaratë, vërteton atë që PAA ka thënë vazhdimisht, dhe për të cilën i jemi drejtuar edhe me një letër zotit Meta me dt 20 Shkurt.
 
Z. Meta, vërtetoi edhe një herë, se qëndrimet që ne si opozitë e bashkuar kemi mbajtur këto 46 ditë, për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe garantimin e kushteve, mospërfshirjen e administratës në fushatë, për financimin kriminal dhe të paligjshëm të zgjedhjeve, heqjen dorë nga qëndrimet përjashtuese, intensifikimin e luftës kundër kanabisit.. etj janë të drejta dhe realiste
' shprehet Duka në faqen e tij në Facebook përmes një statusi.
 
Lëvizja Socialiste për Integrim u shpreh mbrëmë se është gati të rinovojë koalicionin me Partinë Socialiste në prag të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, por nuk pranon zgjedhje pa opozitën dhe se vendit i duhet një qeveri e besimit.
 
Meta tha se kushti i LSI për të vijuar bashkëjetesën politike me PS, janë përmbushja e detyrimeve nga kryeministri Rama për zgjedhje me standarde dhe respektimi i të drejtave të opozitës.

Letra q�« PAA
Letra që PAA i dërgoi Metës në 20 Shkurt

 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Kurti: Si vend normal që jemi, ura duhet hapur! S’është kundër askujt, aq më pak partnerëve

Ura e Ibrit, Kurti: Si vend normal që jemi, ura duhet hapur! S’është kundër askujt, aq më pak partnerëve