Aleati i Bashës në krah të Berishës: SHBA bëri gabim, turp diplomatik

Aleati i Bashës në krah të Berishës: SHBA bëri gabim, turp diplomatik

Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova pjesë e koalicionit me PD-në zgjedhjet e 25 Prillit e ka cilësuar gabim dhe turp diplomatik vendimin e SHBA-së për të futur Sali Berishën dhe familjen e tij në listën e zezë.

“Sapo morem vesh se Sekretari amerikan i shtetit, Toni Blinken, e ka shpallur publikisht Zotin Berisha si njeri te cilit i ndalohet hyrja ne ShBA bashke me familjen e tij. Ky eshte nje gabim dhe turp diplomatik i ShBA-se.Ajo qe ka bere Berisha ne Shqiperi eshte monument historik. Te harrosh Kryeministrin Rama sot si kreu i korrupsionit dhe krimit te organizuar ne Shqiperi eshte bashkefajesi ose naivitet feminor.Kjo politike amerikane kundrejt nje populli tejet proamerikan dhe liridashes eshte turp i padegjuar.Le te shpresojme se vetedija e aresyeshme politike amerikane do te mbizoteroje kundrejt thashethemnajes kriptokomuniste sorosiane qe ka permbytur Shqiperine dhe ShBA-ne e sotme vendimmarrëse” shkruan ai


Lajmi kryesor:

U shpall 'non grata' nga SHBA, Berisha bën 'fajtor' Sorosin: Në 30 vite s'jam akuzuar asnjëherë, bëni publike faktet! Basha i del në krah: Vendimi pa baza, të bëhet transparencë


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë