Aleati ‘braktis’ Bashën:Ja pse nuk
u bëra pjesë e tryezës opozitare

Aleati ‘braktis’ Bashën:Ja pse nuk<br />u bëra pjesë e tryezës opozitare<br>
Një ndër aleatët e Lulzim Bashës ka refuzuar ftesën e këtij të fundit për t’u bërë pjesë e tryezës opozitare për aksionin kundër krimit. Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana, ka zbuluar arsyen pse nuk është bërë pjesë e kësaj tryeze, duke thënë se është kryetar në largim i PLL.

Më tej, ai sqaron se nuk mund ta angazhonte partinë e tij në një ‘aksion’ të përbashkët me PD, pasi sipas tij, nuk ka garanci nga kjo e fundit nëse mund të mbrojë kauzat që kalojnë interesin partiak. Gjithashtu, Gjana shpreson që PD të korrigjojë gabimet dhe të vendosë një marrëdhënie të sinqertë e korrekte me PLL dhe kryetarin e saj të kësaj partie.

Postimi i plotë i Gjanës:
Për Tryezën e Opozitës. Sot vendosa të mos marr pjesë në Tryezën e Opozitës edhe pse isha i ftuar nga PD. Për ata që janë të interesuar, më poshtë gjeni përgjigjen time derguar z. Edmond Spaho ku jap disa arsye.

Mesazhi i z. Edmond Spaho
I nderuar zoti Kryetar, ne emer te Kryetarit te Partise Demokratike z. Basha jeni i ftuar neser ne ora 11.00 tek hotel Tirana per nje takim me gjithe spektrin politik opozitar ne lidhje me aksionin politik te opozites ne driten e zhvillimeve me te fundit. Ju lutem konfirmoni pjesmarrjen me mesazh. Faleminderit. Edmond Spaho

Përgjigja ime
I nderuar z. Spaho.

Ju falenderoj per ftesen per takimin e sotem "ne lidhje me aksionin politik te opozites ne driten e zhvillimeve me te fundit". Siç mund ta dini, jam kryetar ne largim i PLL pasi nuk do te rikandidoj per nje mandat tjeter ne krye te PLL ne kuvendin tone te dt. 25/11.

Kete vendim e kam marre pikerisht per arsye se kete vit e kisha angazhuar PLL ne mbeshtetje te plote te aksionit opozitar dhe te kauzave te atij aksioni; aksion dhe kauza qe u tradhetuan nga PD dhe z. Basha duke u shkaktuar nje dem te madh opozites ne teresi, PLL ne veçanti por edhe mua personalisht.

Perderisa une jam ne largim nga detyra e Kryetarit, nuk mund te angazhoj sot PLL ne nje "aksion" te perbashket me PD aq me teper kur nuk kemi asnje garanci se PD mund te mbroje kauza qe kalojne interesin partiak apo thjesht vetiak dhe se mund t'u qendroje angazhimeve te veta me partneret dhe qytetaret shqiptare.

Besoj se Kryetari i ardhshem i PLL dhe kryesia e re do te mund te marrin vendimin e duhur ne raport me pozicionin dhe aksionin e ardhshem te PLL.

Perderisa LSI do ti bashkohet aksionit opozitar ne fjale, shpresoj se kete radhe PD dhe kryetari juaj do te burreroheni dhe do ti qendroni angazhimeve tuaja dhe kauzave qe PD i afishon dhe merr persiper ti mbroje. Shpresoj gjithashtu qe tashme PD do ti korrigjoje gabimet e veta dhe do te vendose me lidershipin e ri te PLL nje marredhenie te sinqerte dhe korrekte.

Me respekt.
Sulejman Gjana

gjana fb

(Postimi i Sulejman Gjanës në Facebook)

d.c.shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)