Aleatët në bllok kundër Bashës: Më 13 tetor, në zgjedhje! PS dhe opozita dialog për integrimin

TIRANË- Aleatët e Bashës mendojnë se opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 Tetorit duke respektuar dekretin e presidentit Ilir Meta. Fatmir Mediu, Nard Ndoka dhe Agron Duka shprehen për Report tv se janë të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhje dhe pse shprehen se më parë duhet të zgjidhet ngërçi politik në vend. Për aleatët e Bashës duhet të lihen mënjanë interesat politike dhe të mendohet për perspektivën europiane të vendit.

Kreu i PDK-së Nard Ndoka e quan datën 30 qershor si anti-kushtetuesese e ndërsa shprehet se data e zgjedhjeve është 13 tetori për të cilën duhet një konsesus mes klasës politike

"30 Qershori është një datë antikushtetuese. Duhet të pritej vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe kjo duhej të ishte logjika normale dhe institucionale e një kryeministri dhe mazhorance të përgjegjshme. Kjo duhet të ishte zgjedhja më e mirë për të shmangur përplasjet në ndërrimin e kryetarëve nëpër bashki.  Natën do të hyjnë gjermanët ditën do e lirojnë partizanët dhe kjo është absurde se çfarë po ndodh në bashkitë e vendit dhe politikën shqiptare. Unë e shoh 13 Tetorin legal për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. 30 qershori si datë zgjedhjesh ka rënë. Klasës politike i duhet një konsensus, kompromis dhe kjo është detyrë e kryeministrit. Rama sillet si fitimtar por është humbësi më i madh.

13 Tetori një datë legale që na detyron të marrim pjesë, por ne jemi në një pushtet xhungël. Partitë politike nuk janë parti private, jemi në një kuadër grushti shteti. 13 dhe pse është legjitim është në kufijtë e pamundësisë nga papërgjegjshmëria e politikës. Rama jo apo jo kryeminstër nuk ka shumë rëndësi, pasi në 30 qershor shqiptarët e bojkotuan dhe e ndëshkuan. Shqiptarët në 30 qershor ndëshkuan shqiptarët", shprehet Ndoka.

Për aleatin e Bashës vendimi për largimin e parlamentit ishte një hap i guximshëm.

Intervista e plote

"Djegia e mandateve ishte një vendimarrje e guximshme e opozitës, dhe ne pritëm prova për të vërtetuar që parlamenti ishte zgjedhur duke vjedhur vota dhe bashkëpunonte me grupe kriminale. Koha i dha të drejtë opozitës për diegien e mandateve. Kryeministri nuk i ka dhënë hapësirë opozitës. Mund të testohej në disa bashkia që të testonte votimin elektronik. Duhet të thërriste zgjedhje të parakoheshme dhe të përballej me qytetarët, të testohemi opozitë mazhorancë te qytetarët", përfundon Ndoka.

Ndërsa kreu i PAA, Agron Duka thotë se dekreti i presidentit për 30 qershorin duhej respektuar nga të gjitha palët. Duka deklaron se opozita nuk do të shkojë në zgjedhje me Ramën kryeministër por si kryetar partie po.

"30 qershori nuk mund të quhet ditë zgjedhjesh por ditë votimesh. Zgjedhjet duhet të  jenë gjithëpërfshirëse, pasi mazhoranca njeh zgjedhjet e 30 qershorit, por dekreti i presidentit nga opozita duhet respektuar, por palët duhet te ulen në negociata për një marrëveshje. Dhe nëse ne regjistrohemi nuk zgjidhet problemi por nëse opozita vendos të regjistrohet unë do i binden. Këto ditë do të bëjmë një takim për të vendosur unifikim. Opozita është përballë një udhëkryqi por nga ana tjetër 13 tetori nuk është zgjidhje por do kemi votime.

Opozita mendon që me Ramën është e vështirë të bëhen zgjedhje por dhe të ulesh me Ramën si individ dhe kryetar i PS., nuk ka ndonjë problem për të arritur një marrëveshje. Si partia opozitare kemi një platformë për zgjidhjen e krizës, ka ardhur koha që të unifikojmë disa pika pasi kjo krizë e gjatë është në dëm të kombit shqiptar. Sipas meje opozita nuk mund të shkojë në zgjedhje me Ramën kryeministër por si kryetar partie po.

Meta gjykoj që është munduar të ketë rol në zgjidhjen e krizës. Ka bërë takime me të dy krahët e politikës Meta ka bërë rolin që i takon por I takon politikës që të gjehë gjuhën e dialogut", deklaron Duka.

Fatmir Mediu deklaron së opozita duhet të regjistrohet në zgjedhjet e 13 tetorit sepse duhet respektuar dekreti i presidentit Ilir Meta. Ai shprehet se hapja e negociatave është përgjegjësi e të gjithë klasësë politike në vend.

"Kjo është një situatë tërësisht skandaloze. Veprimi që po bën Rama është veprim antikushtetues me marrjen edhe të bashkive. Ka  një datë zgjedhjesh lokale të përcaktuar nga Meta dhe OSBE-ODHIR e ka thënë që gjykata kushtetuese mund ta hedh poshtë. Në këtë pikëpamje kur ne kemi pranuar ata si arbitër në këtë pikëpamje zgjedhjet në 13 tetor dhe qëndrimet e politikës mund të diskutohet. Ne si  opozitë duhet të regjistrohemi në zgjedhjet e tetori, pasi nuk kemi asnjë alternativë tjetër dhe duhet të respektojmë dekretin e Metës. Të frenojmë maskaradë  duke zëvendësuar krerët e bashkive. Opozita duhet të jetë e organizuar për të mbrojtur bashkitë për t'i mos i lënë bashkitë të shkojnë në duar që nuk duhen në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën.

Bashkë me ndërkombëtarët duhet të garantojmë një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Që mund të organizohet përmes një qeverie kujdestare jo vetëm për të larguar Ramën por për të larguar çdo lloj kryeministri të majtë dhe të djathtë të paktën deri në momentin që ne hymë në BE. E parashikuar kjo deh si në një dispozitë tranzitore kushtetues Ne nuk kemi shtet kushtetues kemi shtet te Ramës dhe duhet ta kthejmë Shqipërinë në bazamentin e Republikës Parlamentare dhe kërkon bashkëpunim të forcave politike. Duhet të ulemi në   dialog me PS mazhorancë opozitë në interes të vendit. Të dyja kanë interes për ta çuar vendin drejt Be.

Nuk jam bërë pishman për djegien e mandatit dhe ka qenë një vendim i përbashkët. Mund të kishte pasur rrugë dhe mënyra të tjera që djegja e mandateve të kishte qenë më efektive por kjo ngelet për tu analizuar.

Meta i vetmi institucion që ka marrë një vendim të drejtë e cila na turpëron përballë botës. Dhe pse shqiptarët turpëruan Ramën, përballë  ndërkombëtarëve jemi të gjithë të turpëruar në mënyrë të veçantë qeveria. Hapja e negociatave është një përgjegjësi e çdo politikani pavarësisht pozicionit në opozitë apo jo është përgjegjësi kombëtare", thotë Mediu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 01/08/2019 13:07

    E mor Gon Duka dhe tosi sales ka me shume reputacion ne Shijak se ti, qe ta humbesh si xhaferi simiten tani ne fund dhe te bashkohesh me Klevis Krricin e Faros dhe me Nikoll Lehesin e leshitlikes sja merte mendja kujt ne shijak, turp qe e prishe tani ne fund dhe nuk mund te rregullosh me kurre imazhin tend ne shijak,,,,

    Përgjigju
  • ANTIKAPAK KASAP rexhep leka [ kepi ]: 01/08/2019 10:58

    Shikoni se çfar turpi : klani zenuni thoshte kryekrimineli malok salhe për agron dukën. Ky nard ndoka dihet nga të gjith Shqiptarët që është idjot. Nga fatmir jevgjit mediu që ka duart me gjak çfar të preshësh nga një njeri i till . E këto tre laskarët duan zgjedhje kta s'marin të tre bashk as 100 vota e pik e zez çe ka gjet popullin Shqiptar me kta LANGARAQ .

    Përgjigju
  • Hinglateri: 01/08/2019 00:46

    Ka lesh Marika boll

    Përgjigju
  • O tej: 01/08/2019 00:45

    Nard Noka eshte figura me shquar e Kombit... vec ka nje te mete ka vella magjarin

    Përgjigju
  • sali: 31/07/2019 20:54

    ike more plehera te kombit tone. cfare mut zgjedhje doni juve.zgjedhjet ishin juve iket me vrap

    Përgjigju
  • spak: 31/07/2019 20:34

    beni gati prangat per keta qe sja kane idene politikes . hajdutet e vendit e kriminelet tek veni

    Përgjigju
  • Tre muskujtjeret: 31/07/2019 19:07

    Nuk do te doja gje tjeter vec ti shikoja vetem keta ne zgjedhje. Sa vete do mernin pjese ne votime

    Përgjigju
  • Tosi: 31/07/2019 16:28

    Nard ndoka dhe Gon Duka Dhe Fatmir Gerdeci në mjerim të plotë për fundin tragjik të bandës së Flamur Herman Geringut komandant i naziskineve të Mamurrasit.

    Përgjigju
  • Kujtim: 31/07/2019 16:21

    Do bejne zgjedhje per kryetar koperative e bashkimet professionale keto Hahahaaa Perpara rregulloni veten se per shtetin e beni lemsh ju. Ne opozite do jeni shume kohe Mbas burgut

    Përgjigju
  • Populli: 31/07/2019 16:19

    Zgjedhje vetem me Qershor te vitin 2021

    Përgjigju
  • Keli: 31/07/2019 15:49

    Kush jane keta?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja