Aleks Burreli, 55 vjeç, nga fshati Suç i Matit dhe Edinjo Pulti, 37 vjeç, nga Shkodra, vijojnë të jenë të vetmit shqiptarë në listën “Most Wanted” të Europol. E përditësuar së fundmi, në këtë listë janë në total 45 persona nga e gjithë Evropa që kërkon për vepra të rënda penale, pjesa më e madhe e tyre për krime kundër personit, vrasje dhe masakra me shumë të vdekur.
Në listë, më përditësimin e fundit janë shtuar disa të huaj që kërkohen për vrasje, por nuk lëvizin nfga vendit 2 shqiptarët. Aleks Burreli, i cili njihet edhe me emrin Gani, është në kërkim ndërkombëtar nga Qipro për vrasjen e një biznesmeni qipriot, dhe jo vetëm, më 23 qershor 2016.
Në atë kohë 55-vjeçari Burreli hapi zjarr drejt një tavoline në një restorant ku po darkonte biznesmeni Fanos Kalopsidiotis, duke e lënë të vdekur në vend bashkë me 2 persona të tjerë në tavolinë, dhe 2 të tjerë të plagosur. Në të njëjtën ngjarje mbeti i vrarë Jani Vogli, në atë kohë 41 vjeç, bashkëpunëtor i Burrelit.
55-vjeçari ishte i pari që u përfshi në listën “Most Wanted” të Europol, dhe prej asaj kohe nuk është lokalizuar nga agjencitë partnere. Një vit më vonë në listë u shtua një tjetër bashkëkombës i tij, Edinjo Pulti. 37-vjeçari shkodran kërkohet të arrestohet nga Luksemburgu për tentativë vrasje. Më 2 gusht 2020 ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë, u përleshën në qendër të qytetit.
Sipas Europol, Pulti goditi disa herë me thikë dy persona, njërin prej tyre në bark. Pulti është emër i njohur për drejtësinë shqiptare për një plagosje shumë vite më parë. Ai u arrestua në 2022-shin në vendin tonë, por për shkak të mungesës së një marrëveshje ekstradimi me Luksemburgun, u la i lirë, duke konsideruar se brenda vendit nuk ka asnjë çështje penale të hapur. Në listën prej 45 personash që kërkohen nga Europol, 2 shqiptarët nuk konsiderohen me rrezikshmëri të lartë, përkundër 17 të tjerëve që konsiderohen shumë të rrezikshëm, prej krimeve monstruoze të kryera ndër vite.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, EUROPOL çmonton organizatën kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall
27 Dhjetor 2024, 21:16
-
Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës
18 Dhjetor 2024, 11:40
-
Lista/ Kush janë 10 shqiptarët më të kërkuar nga INTERPOL
17 Dhjetor 2024, 16:22
-
796 arrestime në aksion masiv të BE-së kundër krimit të organizuar, Europol: 442 armë të sekuestruara! Mes grupit edhe shqiptarë
13 Dhjetor 2024, 13:50
-
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogës! Numrat e telefonave të bosëve të drogës, përgjimet në SKY ECC dhe lidhja me MATRIX
9 Dhjetor 2024, 21:19
-
Dosja SKY ECC/ E-maili që zbuloi oficerin grek të Antidrogës dhe lidhjet me bosin shqiptar të narkotrafikut! Europoli dërgoi mbi 3 mijë dosje, si funksiononte rrjeti
9 Dhjetor 2024, 17:25
-
Edhe “Matrix” flet shqip! Nuredin Dumani: E ka përdorur Suel Çela
4 Dhjetor 2024, 15:41
-
Zbërthehet 'Matrix', aplikacioni përdorej nga grupet kriminale! Dalin 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë! Në të flitej dhe shqip
3 Dhjetor 2024, 14:20
-
Supergrabitja në Greqi, Athina i kërkon Europol-it që të gjejë 1 mln euro! Kreu i bandës udhëtoi edhe në Shqipëri
2 Dhjetor 2024, 13:46
-
Arrestohet në Rinas turku i dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë! Europol: Pronar i 703 kg drogë e fshehur mes sapunit kapur në portin e Hamburgut
29 Nëntor 2024, 13:04
-
Milano/ Trafikuan 5 mln euro kokainë në gjashtë muaj, goditet klani shqiptar! 8 të arrestuar, rrjeti komunikonte me pajisje të enkriptuara, ja si u zbuluan
6 Nëntor 2024, 16:50
-
DYSHIMI/ Gazmend Bardhi gënjeu publikisht në Kuvend për bisedat SKY ECC! Lexon pjesë sikur janë të vitit 2023, por EUROPOL thotë se operacioni u bë më 2021
12 Shtator 2024, 13:38
Ja rrisin veshët kot njerëzve. Ky Pulti është një barbon varileshs që nuk e ka shokun, këta e bëjnë të rrezikshëm!
PërgjigjuNuk ju kuptoj ca kruheni kot!A e din se shum thjesht je i zbulum me at tel qe ke ba komentin ke nje imel me anë te imelit sbulohet teli edhe sigurisht ke perdor i inst apo fb me emer tan????
Po pse hini pyll pa s'pat a e din se ke nje imel e me anë te imelit zbulohet telefoni me siguri ne at telefon ke perdor i fcb a inst me emer tan ????