Vuçiç: Kurti i urren Kombet e Bashkuara, insistonte vetëm në NATO, NATO, NATO

Vuçiç: Kurti i urren Kombet e Bashkuara, insistonte vetëm në NATO, NATO, NATO

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se nuk po kontribuon në çtensionim të situatës mes dy vendeve.

Për Pavlovic Today, Vuçiç përmendi edhe qasjen e Kurit në raport me SHBA-në dhe NATO-n, e sipas tij kryeministri i Kosovës urren Kombet e Bashkuara.

”Ai insistonte vetëm në NATO, NATO, NATO dhe asgjë veç kësaj. Tentonte për të lajkatuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u përpjekur t’i mashtrojë përsëri”.

”Kurti urren Kombet e Bashkuara”, ka thënë Vuçiç.

Më tej ai është shprehur se kanë arritur me sukses planin e tyre të reagimit për çështjen e dinarit serb, me prezencën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB.

”Vendimet e njëanshme, veçanërisht në lidhje me çështjen e monedhës serbe të marra nga autoritetet e Prishtinës, nuk u mirëpritën, nuk ishin të mira dhe nuk kontribuonin për qetësinë dhe stabilitetin e rajonit”. ”Ky nuk është një hap i de-përshkallëzimit. Krejt e kundërta”.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/02/2024 04:16

    Kurti eshte realist,kush e pyet sot OKB! Dhe se dyti,e perse t'i keputet zemra per nje organizate ku nuk ben pjese dhe qe ju serbet s'keni lene gur pa levizur qe te mos antaresohet! Dhe shume mire qe eshte i obsesionuar me NATO-n dhe U.S.Duket qe ju e keni /harruar/ 99',por ai nuk e ka harruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë