Aleksandër Vuçiç: Kosova po përgatitet të miratojë Ligjin për Liritë fetare, si në Malin e Zi

Aleksandër Vuçiç: Kosova po përgatitet të miratojë Ligjin për Liritë fetare, si në Malin e Zi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se nuk e përjashton mundësinë që edhe autoritetet e Kosovës të miratojnë një ligj për liritë fetare, të ngjashëm me atë që ka miratuar Mali i Zi.

“E shoh këtë përmes përgatitjeve, përmes librave të tyre shkollorë. Fushata po zhvillohet prej vitesh. Flitet për trashëgiminë e Kosovës, e cila duhet të jetë ndryshe nga ajo serbe”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd.

Ai tha gjithashtu se serbët do të luftojnë si gjithmonë kur t’iu thuhet se “nuk mund të ruajnë emrin dhe mbiemrin e tyre, fenë dhe kishën, monumentet kulturore dhe trashëgiminë e tyre kulturore”.

Deklaratat e Presidentit serb vijnë pasi Kuvendi i Malit të Zi miratoi më 27 dhjetor Ligjin për Lirinë e Fesë.

Vuçiç tha se nuk ka folur me presidentin malazez, Millo Gjukanoviç, por shtoi se është i gatshëm të bisedojë me të për çdo gjë.

Që nga ajo kohë janë zhvilluar edhe protesta nga besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe, e cila e cilëson ligjin si “përpjekje për të zaptuar pronat e Kishës në Mal të Zi”.

Para pak ditësh pjestarët e sigurimit të Kuvendit të Malit të Zi në orët e vona të natës nxorrën me dhunë nga salla deputetët e opozitës serbe të Frontit Demokratik (FD), pasi që bllokuan votimin e Ligjit për Liritë Fetare. Ata më pas me furgonë policie janë dërguar në Qendrën e Sigurimit shtetëror në Podgoricë.

Paraprakisht deputetët serb shkaktuan incidente në sallën e Kuvendit, duke 'pushtuar' foltoren e kryeparlamentarit Ivan Brajoviç, ndërsa nuk munguan thirrjet për luftë, fyerje të rënda dhe tentime për përplasje fizike. Një nga deputetët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për luftë, duke kërkuar që të jenë në gatishmëri të gjithë bashkëluftëtarët e tij në luftërat e viteve të 90 dhe ato të 99-ës. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë