TIRANE- Mbërrin në Atdhe nëntetar Aleksandër Peçi. Pas mjekimit në një spital në Gjermani, ku u kurua pas plagosjes në zonën e Kandaharit në Afganistan, Aleksandër Peçi u transportua sot me avion drejt Tiranës.
Ai u prit në Rinas nga një grup ushtarakësh të FA, ndërsa më pas u shoqërua për në Spitalin Ushtarak në Tiranë për të kryer një kontroll mjekësor.
Peci, i cili u plagos në krye të detyrës gjatë kryerjes së misionit në Kandahar, Afganistan, më 20 shkurt 2012, pas një terapie intensive që iu bë në Spitalin Amerikan të Bazës Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit dhe mandej në Spitalin Ushtarak Amerikan në Landstuhl, në Gjerman, u rikthye në atdhe në gjendje të mirë shëndetësore.
VIZITA NE SPITALIN USHTARAK
I mbërritur pasditen e sotme në atdhe nëntetar Aleksandër Peci u takua në ambientet e Spitalit Ushtarak me Ministrin e Mbrojtjes Arben Imami. “Një djalë trim dhe hero në fushën e betejës, jemi të lumtur që u rikuperua shpejt dhe do marrim të gjitha masat që të rikuperohet deri në fund. Për të gjithë ne ngjarja në Rabat ka qenë një ngjarje që është përjetuar nga i gjithë populli shqiptar dhe qytetarët shqiptar e vlerësojnë kontributin tuaj si ushtarak si burra të vërtetë shqiptar”, tha ministri.
Peçi shprehu ngushëllim për familjen e komandantit të vrarë në Afganistan kapiten Feti Vogli. “Jam shumë i lumtur që jam gjallë”, tha ai.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com