Lideri i burgosur i opozitës ruse Aleksei Navalny bëri të ditur të enjten se ai ishte transferuar përgjithmonë në një qeli izolimi që do të kufizonte kontaktin e tij me të burgosurit e tjerë dhe botën e jashtme.
Navalny u vendos në izolim, i quajtur gjithashtu "qeli dënimi", më 1 nëntor, por mund të mbahej atje vetëm për 15 ditë, sipas postimit në Instagram.
Ai tha se izolimi i tij i ri është "një qeli e rregullt e ngushtë, si qelia e dënimit, përveç që mund të kesh jo një por dy libra dhe të përdorësh kioskën e burgut, megjithëse me një buxhet shumë të kufizuar."
"Ata po e bëjnë këtë për të më mbajtur të heshtur," tha Navalny në postimet e tij në Twitter, duke shtuar se qëndrimi në qelinë e vogël dhe të ngushtë zakonisht kufizohej në 15 ditë si dënim. Rregullat gjithashtu ndalojnë "vizitat e gjata" nga të afërmit, tha ai.
Urdhri erdhi vetëm katër ditë përpara se familja e tij të vinte ta takonte. Navalny u burgos në Koloninë Famëkeqe Nr. 2, në lindje të Moskës, në mars 2021 pasi u kthye në Rusi nga Gjermania, ku po rikuperohej pas një helmimi. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se agjencitë amerikane të inteligjencës kishin arritur në përfundimin se agjentët e policisë ruse të sigurisë kishin helmuar zotin Navalny.
Edhe pse e dinte që rrezikonte arrestimin e mundshëm dhe dënimin me burg për shkeljen e lirimit me kusht duke shkuar në Gjermani, Navalny u kthye në vendlindje. Ai ishte bërë lideri më i shquar i opozitës ruse duke ekspozuar korrupsionin e nivelit të lartë dhe duke sfiduar Presidentin Vladimir Putin në qendrat e votimit./ REL
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.1%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1915
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47