"Alenfra" seli fiktive në Kavajë
4 shtete për të pastruar paratë

4 shtete për të pastruar paratë

">
TIRANE - Panamaja, ishujt Bahamas, Shqipëria dhe Tanzania janë katër shtetet e përdorura nga "Alenfra Shpk", kompania e tregtimit të diamanteve me seli në Kavajë për të pastruar 2 milion euro për të cilat Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon sekuestron.

Shqiptarja.com ka siguruar materialin e Prokurorisë ku shpjegohet se si 2 milion euro janë transferuar nga ishujt Bahamas më 23 tetor të vitit 2014, pak muaj pasi shtetasja italiane Simonetta Coniglio kish krijuar në Shqipëri firmën "Alenfra".

Në këtë skemë pastrimi parash - thotë raporti i prokurorisë - janë përdorur 3 shoqëri, njëra prej tyre "Alenfra shpk" e cila si seli ka pasur një bar kafe në qytetin e Kavajës.

Skema e pastrimit të 2 milion eurove
Me datë 23 tetor 2014 në llogarinë bankare të subjektit “Alenfra” shpk, dega Kavajë ka mbërritur një transfertë nga shoqëria e huaj “Zebra Investment” me seli në Panama, në shumën 2 000 000 euro dhe banka nga janë dërguar është Lombard Odier and Cie në Bahamas.

Me datë 31 tetor 2014 Coniglio ka kërkuar nga dega Kavajë, ku ka hapur llogari bankare në emër të shoqërisë “Alenfra” shpk ekzekutimin e një transferte me jashtë drejt subjektit përfitues “Kasero Gold Mining Export&Import Limited” me vendndodhje në Tanzani. Shuma e kërkuar për transfertë është 716. 930.00 USD, banka përfituese është "Eximbank" në Tanzani me përshkrimin blerje e 716.93 karat diamante.

Pas nisjes së hetimeve prokuroria ka faktuar se selia e "Alenfra shpk" në Kavajë ishte fiktive pasi poseduesi i asaj adrese qytetari A.Alia ka deklaruar se nuk e ka dhënë asnjëherë me qira objektin si dhe nuk ka asnjë njohje me shtetasen italiane.

E pas këtyre veprimeve - thotë prokuroria - administratorja e "Alenfra Shpk" Simonetta Coniglio ka lënë Shqipërinë pasi ka transferuar 717 mijë dollarë jashtë vendit dhe nga ajo ditë nuk ka ardhur më. 

Në zbatim të ligjit Anti-mafia pritet që Gjykata e Krimeve të Rënda të vendosë për sekuestron e 2 milion eurove të cilat prej tetor 2014 u futën në Shqipëri për një kompani e cila nuk ka asnjë të punësuar apo qarkullim monetar.

Ja hetimet e Prokurorisë për pastrimin e parave me diamante
prokuroria
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)