Fatmirësisht ka nisur evakuimi i civilëve dhe të plagosurve nga Alepo lindore .Të evakuarit e parë janë vendosur në pjesën perëndimore të qytetit e cila kontrollohet nga forcat qeveritare.

Ky operacion do të duhet të zgjaste dy apo tre ditë ndërsa ditën e sotme priten të largohen 4 mijë persona. Por mesa duket ky armëpushim nuk do të jetë aspak i qetë pasi mediat raportojnë se ka pasur të shtëna ndaj një autobusi ku 4 person kanë humbur jetën ndërsa 4 të tjerë janë plagosur.

Ditën e djeshme armëpushimi u ndërpre dhe në vend u rikthyen bombardimet duke rrezikuar çdo minutë jetën e banorëve.
Ministri i brendshëm rus u shpreh se me urdhër të presidentit Putin do të nis edhe evakuimi i ushtarëve dhe familjeve të tyre që kanë mbetur në zonat lindore të Alepos.
Autoritetet ruse synojnë që forcat siriane të garantojnë sigurinë e të gjithë atyre personave që kanë vendosur të largohen.

Në bazë të marrëveshjes së arritur të larguarit numri i të cilëve arrin rreth 50 mijë persona që do të strehohen në Turqi. Një ditë më parë situata u bë kaotike për shkak të ndërprerjes së marrëveshjes.

Nga njëra anë forcat rebele akuzonin Iranin se kish shtuar kërkesat duke i dhënë fund planit të evakuimit. Forcat opozitare u shprehën se Turqia ka pasur një rol të rëndësishëm duke e detyruar Rusinë që të ushtronte presion në mënyrë që marrëveshja të merrte jetë.

Në kushte të tilla kur qeveria siriane garantoi se do të evakuojë të gjithë luftëtarët e plagosur Kremlini do të marrë në dorë komandën dhe do të kontrollojë situatën përmes dronëve. 

[gallery]20159[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)