Aleppo: Arrihet marrëveshje e re
pritet vazhdimi i evakuimit

Aleppo: Arrihet marrëveshje e re<br />pritet vazhdimi i evakuimit
SIRI-Një marrëveshje e re është arritur për vazhdimin e evakuimit të ndaluar të civilëve dhe rebelëve nga Aleppo lindore, një zyrtar nga rebelët sirian i ka thënë televizionit, Al Arabyia më 17 dhjetor.

Agjencia e lajmeve, Reuters gjithashtu e ka cituar një burim qeveritar sirian i cili në kushte anonimiteti ka thënë se është arritur marrëveshje për vazhdimin e evakuimit.

Duke folur nga Aleppo, Al Farouk Abu Bakr ka thënë se marrëveshja përfshinë evakuimin edhe nga fshatrat Shiite që kontrollohen nga kryengritësit. Ai ka thënë se do bëhet evakuimi edhe i personave të lënduar nga dy qyteza që mbahen të rrethuara nga forcat pro qeveritare në afërsi të kufirit me Libanin, dhe evakuimin e plotë nga Aleppo lindore.

Mëngjesin e 17 dhjetorit, televizioni shtetëror sirian ka thënë se evakuimi ende është i pezulluar derisa rebelët të lejojnë banorët e dy fshatrave Shiite të largohen për te zonat që kontrollohen nga qeveria.

Grupi opozitar sirian me seli në Britani, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut gjithashtu ka thënë se evakuimi i rreth 4 mijë njerëzve nga këto fshatra mund të fillojë sot.

Evakuimi i Alepos ishte pezulluar dje, një ditë pasi kishte filluar si pasojë e akuzave e kundër akuzave nga palët se kush e ka shkelur armëpushimin.

Mijëra persona janë evakuar para se procesi të ndalej.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës