Alfano: Kriza në Shqipëri dhe në
Shkup po rrit tensionet në Ballkan

Alfano: Kriza në Shqipëri dhe në<br />Shkup po rrit tensionet në Ballkan
Ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano ka thirrur një takim ministrat e Jashtëm të Ballkanit në datë 24 maj në lidhje me procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor për të kontribuar në lehtësimin e tensioneve rajonale pas krizave në Maqedoni dhe Shqipëri.
 
"Zhvillimet shqetësuese në Maqedoni dhe kriza politike në Shqipëri janë shenja serioze të përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.
 
Gjatë ditëve të fundit në Maqedoni dhe në Shqipëri ka pasur sinjale të forta të mosmarrëveshjeve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
 
Duhet t’i ndihmojmë këto vende në mënyrë që ato të çojnë përpara procesin e integrimit rajonal
” deklaroi Angelino Alfano.
 
Sipas Alfanos, kohët e fundit në Ballkan është shënuar rigjallërim i retorikës nacionaliste dhe euroskepticizmit, me një ndikim negativ jo vetëm në dinamikën e brendshme politike, por edhe në marrëdhëniet ndërshtetërore në rajon.

Maqedonia është përfshirë prej disa muajsh në një krizë të thellë politike, e cila kulmoi pak ditë më parë me dhunë në Kuvend.
 
Ndërsa në Shqipëri pas bojkotit të opozitës është bllokuar reforma në drejtësi, ndërsa PD ka deklaruar edhe mospjesëmarrjen në zgjedhjet në Kavajë dhe në 18 qershor, ndërsa ka paralajmëruar mosbindje civile dhe protesta.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare