Alfred Lelës i humbet biçikleta pas shoqërimit në polici: E kisha pelë race, kurseva 1200 euro ta blija! Të ma gjejë Rama ose të më blejë makinë luksoze

Alfred Lelës i humbet biçikleta pas shoqërimit në polici: E kisha pelë race, kurseva 1200 euro ta blija! Të ma gjejë Rama ose të më blejë makinë luksoze

Alfred Lela, gazetari i shoqëruar në polici ditën e djeshme gjatë protestës për shembjen e Tetarit, thotë se i kanë vjedhur biçikletën, për të cilën ka kursyer 1200 euro për ta blerë. Ai i bën thirrje Ramës që ta gjejë ose ndryshe ti blejë një makina luksoze.

Reagimi i plotë:

Një biçikletë e mirë, e hijshme si pelë race, që për dikë të rritur me ëndrrën fëminorë të të pasurit të një dyrrotaku në të cilën të bredhë lirinë e vegjëlisë do të thotë shumë, më ka humbur sot. Kushtonte, e them gati me turp këtë, 1200 euro. Jam menduar më shumë atë ditë kur ‘ma bëri me sy’ në një dyqan në një qoshe të Myslym Shyrit, se sa sot, rreth orës 8 të mëngjesit, kur e mbështeta te bordurat e pedonales, ngjitur me një prej ministrive, dhe u hodha në mes të bravoçunave, me iluzionin se mund të negocioja lirimin e një gruaje (po të kishte qenë një dëng me kanabis do ia kisha dalë, më tha një cinik). I humba të dyja: biçikletën dhe negociatën, siç edhe disa orë në Komsiariatin nr. 1, duke duruar me vetëmohim etiko-stoik policët e shkretë tek vuanin me formularë të shtetit sikur të ishin në sanskritishten e Petro Zhejit.

Nga biçikleta e braktisur deri në Komisariat kam ngrënë një batare shkelmash dhe goditjesh në kokë, shoqëruar me të shara. Njërit prej policëve, me kapuçon në kokë, i fiksova vetëm sytë, një lëbyrje me adrenalinë shtazore dhe një theks të fortë të malësive labe. Nuk jam i sigurt, por më duket se i kam sharë marinarçe, në anglisht, dhe kjo nuk prodhoi ndonjë pasojë sepse, edhe ata të shkretët, vetëm theksin më kuptuan mua, jo fjalët.

Por, mendjen e kisha te biçikleta. Më vonë e kuptova pse. Trupin e kisha të ngrohtë nga dhuna, dhe madje thuaj i mëshirova, kur nuk po ushtronin më forcë, apo kur u lodhën dhe kërkuan të ndërrojnë krah me njëri-tjetrin; u qenë ‘këputur’ duart. Prangat nuk kishin harruar të m’i shtrëngonin mirë. Fillova të ankohesha madje, ashtu i shtrirë siç isha, me fytyrë në asfalt, me një gju në qafë dhe një dorë që më godiste kokën. Në fillim nuk gjenin dot pranga dhe më pas nuk e dinin se në cilin Komisariat do më degdisnin. Komunikimet në radio i nxirrnin zbuluar këta ‘trima me yll në ballë’ që, të ç’organizuar si një bandë e Ali Pashës, nuk kishin as plan operacional as aftësi menaxhuese për ta shpikur një aty për aty. Pasi i gjetën prangat, më rrotulluan, nuk e di pse, duke më nxjerrë para Teatrit Kombëtar. Sikur donin ta vuaja shembjen e tij live dhe ata të shijonin humbjen time. Për disa minuta më mbajtën aty sepse nuk po gjenin makinë për të më shoqëruar. Më goditën edhe njëherë kur disa punëtorë jelekëverdhë të Bashkisë më shanë mbarë e mbrapsht. Unë ua ktheva dhe policët, me sa duket, kujtuan se e kisha me ta. Ose thjesht po shprehnin solidaritetin e amebave.

Radio e njërit prej tyre mori shenjë se ‘makina ime e burgut’ ishte gati. Më shoqëruan përmes pedonales deri te qendra Toptani, ku më dorëzuan te dy policë ‘qyteti’. Njëri prej tyre, një djalë i ri me kokë të rruar me theks tiranas. Para se të niseshin, dy policë të tjerë, të udhëzuar në radio, për të luajtur deri në fund rolin e padijenisë se po prangosnin një gazetar, u afruan duke më pyetur për emrin. E përsëritën disa herë pyetjen. Nuk e ktheva kokën.

Polici kokërruar kërkoi të më lironte prangat duke parë bymimin e kyçeve. U mundua, por çelësi nuk i hapte. Kur iu afruam Komisariatit erdhi një urdhër në radio. ‘Mos e lejo të përdorë celularin!’. U kthye nga unë: e di që po mendon se ky është urdhër policësh. Si do ta përdorësh celularin nëse je i prangosur. Qeshëm.

Oficerët e policisë më dhanë të njohur. Formularin e parë e plotësova në fund të korridorit, ku prisnin edhe dy të shoqëruar të tjerë. Një vajzë me kaçurrela të verdhë e VV dhe një djalë. I tregova këtij se si kisha braktisur biçikletën dhe rolin e gazetarit për të negociuar lirimin e një gruaje me syze dhe kaçurrela që po ndalohej padrejtësisht nga blutë. Është gruaja ime, ma priti. Silva Caka. Ish-deputetja? Po.

Epo, ja ku më kish hedhur fati sot, kokëposhtë, si të ishte një biçikletë me frena të këputur. I arrestuar nga Policia e Edi Ramës, pasi isha akuzuar nga kundërshtarët e tij në opozitë si i shitur te ai, dhe rënë në pranga duke ‘mbrojtur’ një deputete të LSI, një partie të cilën ende nuk e kam kuptuar.

Në proces kisha humbur biçikletën për të cilën më duhet të kursej për një kohë relativisht të gjatë për ta zëvendësuar. Ose do më duhet të përdor paratë që kam marrë nga Edi Rama për të blerë një makinë luksoze. Me u dhi t’qeshmit, kur thonë shkodranët.

Pse po e tregoj, pothuaj në tonet e talljes, këtë histori dramatike? Sepse një abdsurd të tillë, ku aktorët, aktivistët dhe gazetarët përndiqen me zell dhe arrestohen me brutalitet, ndërsa krerëve të malavitës u dërgohet letër që të deklarojnë si, qysh, e tek, i kanë bërë pasuritë, po nuk e përqeshe mund të të çmendë.

Përfundimisht një shtet i tillë nuk mund të bëjë më asgjë për mua dhe të ngjashmit e mi, por biçikletën mund të ma gjejë. Inshallah. Nëse e bëni, ua ‘kam falur gjakun’. Ose, në gjuhë bravoçunash, jemi ‘jek e jek’.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/05/2020 02:40

    Bicikleten duhet ta kishe lidhur dhe per ate cmim qe pretendon se kushton duhet t'i kishe marre sikuracion si per makine.

    Përgjigju
  • Ai3: 18/05/2020 22:37

    Nuk e njihja kte gazetarin me pare, por pasi e lexova shkrimin jam i lumtur qe ka njerez si ai. Me vjen sh keq per dhunen qe kane ushtruar dhe sidomos per bicikleten.

    Përgjigju
    • Gszetari partiak: 19/05/2020 19:16

      Ti te jesh i lumtur por ai i ashtuquajtur gazetarqe ska lexuar nje liber na e nxjerrka Ali Pashen si hajdut dhe ushtret etij si banda Ali Pashai ka qene figure Ballkanike morr dallkauk lexo shkresat historike i pari pasha ne pboten myslimane qe skishte harrem dhe derejtoi pashallekun e Janines i dyti me i madh deri ne moshen mbi 80 vjec duke i vene kufirin te thana turkut ,duke i vene doganene Arta Turqise ti hapi dhe ti lexoje librat ai tuaf gazetar qe ben krahasime te tilla dashakeqe ne mes shqipetaresh dhe ty te pelqyekaturp

  • Ankandi i bicikletave:: 18/05/2020 20:28

    Po,po!Madje kushton me shume se 1200 Euro,sepse ka vlera historoike. E ka patur me pare Monika...pastaj ja ka hypur ca kohe edhe EDI,kur ishte mik me Ilir Floririn. Po nuk ti pagoi leket EDI kerkoja Monikes ose Ilirit(ai ndoshta ta peshon bicikleten me flori). Sa per policine... Grahi gamorit tend o Lela..

    Përgjigju
  • Trimi: 18/05/2020 14:57

    Lela më vjen keq që humbe biçikletën por më shumë më vjen keq që humbe mëndjen. E kam parë disa herë videon e arrestimit tuaj dhe përfundimisht Ju nuk kishit të drejt të ndërhynit në punën e policisë. Reagimi juaj ishte i pajustifukueshem nën rolin e një gazetari apo thjesht një qytetari. Përmëndja që Ju i bëni kostos të biçikletës tuaj është e pavend, është njësoj si të them unë që kam 22 vjet që jetoj në Londër dhe të them që biçikleta ime kushton më pak se gjysma e biçikletës tënde.....!!!!! So fu..ing what???

    Përgjigju
    • Edi jam: 18/05/2020 15:47

      Lartgjatësia e tij , Kryekurvi në Trieste u ndalua nga policia sepse i doli në mbrojtje një gruaje që po e “ngacmonin” policët. Apo nuk e ke lexuar ketë përrallën që tregoi Rama ne gazetën italiane?!

  • liku: 18/05/2020 14:37

    Ja ka marre kameramani ja ka cuar ne shtepi

    Përgjigju
  • Lupi: 18/05/2020 14:37

    Po ik ore plere leri keto dhe te blinduar ta kishe

    Përgjigju
  • bicikletaxhi: 18/05/2020 14:36

    ajo bicikleta ben 1200Euro, dhe boll me idiotizma. sa per budallalleqet qe keput ky tullaci qe i duket vetja negociator per ndalim arestimesh, ai ehste tjeter hesap. po u fute mes sherit do hash shpulla e plumb po qe. ata kane henger plumb duke ndenjur ne punen e tyre, vetem pse ishin afer ziafetit. jo gazetar by*** si puna jote te jesh po dhe bukepjekes a kumarxhi a cte jesh nje keshille, ruaje veten dhe bicikleten, se keto retorikat e tua ketu a ne ndonje televizion qe as i shohim fare, nuk i ha njeri. lum ai qe ja ka hip asaj biciklete tashti thuaj. Une kam nje mountain bike NISHIKI ... dhe po ma vodhen nuk bej si ky se 400 dollare eshte.

    Përgjigju
  • lela: 18/05/2020 14:22

    Ta vjedh monika ik se e ke te kodra diellit, e shikon ca mostrash ishit aty hajduta bicikletash as nuk ju a ndjen per trashegimnin e qytetit vec per kolltuk.

    Përgjigju
  • Labi: 18/05/2020 14:22

    Do te te blej nje dildo per librin e familjes tende.

    Përgjigju
  • Yyyy: 18/05/2020 14:10

    Q*u në bythtë

    Përgjigju
  • korabi: 18/05/2020 14:10

    Shiko lelallelalalalala se Streci Sadhise ta ka marre.Jepi 600 euro dhe ta sjell te shpia he cari lales.

    Përgjigju
  • Polici: 18/05/2020 14:05

    O Z. Alfred, te falenderoj qe flet me fjale te medha por duhet te dish dhe te respektosh punen e tjetrit. Policia e keqe apo e mire ka punen e saj ashtu si edhe ti ke punen tende. Pra ti nuk je gjykates qe te gjykosh veprimet e policise ndaj nje individi dhe nderhyrja jote ishte thjeshte egoja qe ti ke duke perdorur rolin e gazetarise. Per biçikleten? Me vjen keq por kjo do te thote qe nuk e ke pas nga djersa ashtu siq kane pjesa me e madhe e Shqiptarve biçikletat e tyre prej 100euro-sh. Heren tjeter mendohu para se te besh rolin e heroit para kamrava, po deshe te besh heroin dhuro nje biciklete familjeve Shqiptare ne nevoje.

    Përgjigju
  • Tironci: 18/05/2020 14:05

    Ore 1200€ nuk bo ti jo biçikleta!kush te tha ty te dilje te mbroje do bandit militant te partis tate dhe LSIse.

    Përgjigju
  • Debili: 18/05/2020 13:46

    Po ik or debil se le nam,1200 euro biciklete,o zot i madh keto jane bythelepiresit,prandaj kishte dale per bythlepirjen e radhes,ptu race e ndyre.

    Përgjigju
  • Pismut je: 18/05/2020 13:28

    Ik or plehër,kot st ka lën zoti 1 metër e njê qebap,sa një m*t çobani

    Përgjigju
  • Klinika tutkalli: 18/05/2020 13:09

    Me 1200 euro do ishe ber me floke, mos shpenzo pa vend se bicikleta te vjen prap kurse floket ikin e ste vijn me o mavr8

    Përgjigju
    • Ema: 18/05/2020 13:46

      Ha ha ha po ku ja gjete

  • amos: 18/05/2020 12:58

    Ne spo blejm dot makin 1000 euro tullaci ka biciklet 1200 euro, o pikezez

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 18/05/2020 12:55

    Mos e nxirr ne foto se do te dale i zoti andej nga Gjermania dhe do thote: Biçikleta ime!!

    Përgjigju
    • Santa Quaranta: 18/05/2020 19:59

      Se u bera kurioz.... E ke kap mire se fillon me çmimin 2900 paund!! Storck’s new gravel machine the GRIX is available from a very un-Storck-like price of €2,899 Warren Rossiter / Immediate Media The only non-e bike to debut for 2020 is the new GRIX gravel machine. The GRIX is available in two complete bike variants and a frameset only option. The first complete bike is the RR, which comes with a road friendly 50/34 11-34 Ultegra drivetrain, 700c DT Swiss wheels and 30mm Schwalbe G-One treads for €2,899 or upgrade to Shimano Ultegra Di2 with DT Swiss R1800 wheels for €3,599.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën