TIRANE - Alfred Peza kandidati i PS-së në Peqin i ktheu sot përgjigje Sali Berishës për sulmin e djeshëm në mitingun e PD-së në Peqin, ku përfshiu në lojë familjen e tij dhe bashkëshorten e quajti Alfredica.
   
“I ka djegur aq shume kandidimi dhe fushata ime elektorale ne Peqin, saqe nuk po le rast pa me përmendur. E ka bërë që në 3 shkurt të këtij viti, kur lashë gazetarinë për politikën. Dhe do të vazhdojë ta beje deri me 23 qershor”- shkruan Peza në Facebook duke shtuar se Berisha harroi të thoshte se të nesërmen e kandidimit si deputet i PS-së i hoqi nga puna bashkëshorten.  Pasi shpjegon dhe 3 arsyet pse e sulmon Berisha Peza shton se Kryeministri e ka futur shumë shpejt, në parcelën e vogël të pemëve me kokrra të opozitës, që janë gjithnjë në shënjestrën e gurëve të tij.

PEZA SHKRUAN NE FACEBOOK

I dashur "Ditar!"

Sot Kryeministri Sali Berisha ishte ne Peqin, ne mitingun e hapjes zyrtare te fushates per zgjedhgjet e 23 qershorit, te kandidatit te PD ne kete rreth, Dashnor Sula. Po vijoja fushaten time dere me dere dhe isha duke biseduar me familjare e te aferm te Naim Teqes, ish kandidatit te PS per Kryetar Bashkie ne Peqin per zgjedhjet lokale te 8 majit 2011, kur nga stafi me njoftuan se Berisha me kishte sulmuar personalisht gjate fjales se tij. I ka djegur aq shume kandidimi dhe fushata ime elektorale ne Peqin, saqe nuk po le rast pa me permendur. E ka bere qe ne 3 shkurt te ketij viti, kur lashe gazetarine per politiken. Dhe do te vazhdoje ta beje deri me 23 qershor. Sepse ka aresye per kete. Ne stilin e tij, kete radhe, ishte mare me bashkeshorten time. Duke permendur faktin se gjate kohes qe une isha gazetar, ajo ka qene drejtoreshe ne nje ministri edhe gjate kohes se qeverisjes se tij. Por, duke harruar te thote se te nesermen e kandidimit tim per deputet me PS, e hoqi nga ajo detyre. E para, kjo tregon mendesine tribale qe ka Kryeministri yne, i cili qeverine, shtetin dhe institucionet e ketij vendi, i konsideron pronen e tij private. E dyta, sulmin e bazon tek deklarata ime, sipas se ciles me 23 qershor perpara shqiptareve ka dy alternativa: Ose te instalojne nje regjim rrenimtar pa kthim. Ose, Rilindje. Saliu sot me dha te drejte duke i treguar shqiptareve nepermjet meje, se jetojme nen nje regjim. I cili ben gjithçka per te mbajtur pushtetin, me çdo mjet. E treta, kandidimi im i ka hequr mundesine Saliut qe te perserise edhe kete radhe, rezultatin e 2009, kur mori 7 mandate deputetesh ne qarkun e Elbasanit. E gjitha kjo, ne saje te fitores se PD me rreth 1700 vota me shume ne rrethin e Peqinit. Dhe e fundit, sulmi i paprincipte krejt personal, me ben te kuptoj se Kryeministri me ka futur shume shpejt, ne parcelen e vogel te pemeve me kokrra te opozites, qe jane gjithnje ne shenjestren e gureve te tij.

I dashur "Ditar!"
Ne vitin 1996, gazetari Ylli Polovina, u arrestua. Sipas gjyqtareve te Saliut te Pare, ai akuzohej se kishte paralajmeruar 3 muaj perpara, me nje shkrim te botuar ne gazeten "Populli Po", hedhjen e bombes tek Supermarketi "VEFA". Ngjarja ne njeren prej kullave 9 kateshe, prapa Pallatit te Kultures ne Tirane, kishte shkaktuar 4 te vdekur dhe shume te plagosur. Kur i thane qe te mbrohej nga kjo akuze, Ylli u pergjigj: "Me lini te lire te kthehem ne shtepi. Une jam veçse nje gazetar i thjeshte. Ju po kerkoni te me beni hero me zor". Ne rastin tim, Saliu, nga nje kandidat i thjeshte per deputet, po me jep ca me shume rendesi sesa mendoja se kisha. Ndaj, ndryshe nga ish kolegu im, une do rikthehem i qete ne shtepi, vetem pasi te gjithe sebashku, te kemi pushuar Saliun nga puna me 23 qershor.
Kaq per sot. Shihemi neser. Deri atehere:
"Mirupafshim dhe Zoti ju rujt!"

alfred peza


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)