PEQIN - “Shteti po mobilizohet kundër meje, duke përdorur ushtrinë”- thotë kandidati për deputet i PS-së në Peqin, Alfred Peza duke denoncuar përdorimin e ushtrisë për shtrimin e rrugëve me rastin e fushatës elektorale.

Ish gazetari ka denoncuar faktin në një njoftim për media, duke theksuar kjo ndodh në shkelje totale të ligjit nr.1 datë 21.6.2006 “Për reduktimin e shfrytëzimin e zhavorreve dhe rërave në shtretërit e lumenjve”

Sipas Pezës ushtria është angazhuar për të shtruar rrugë në komunën Përparim, dhe kjo ndodh duke shkelur ligjin.

Peza ka renditur katër pika të shkeljes së ligjit në këtë rast:
E para, fillimisht Berisha deklaroi që nuk do të përdoren mjetet zyrtare në fushatë.

E dyta, ushtria si pjesë e NATO-s është e depolitizuar dhe aktivizohet sipas ligjeve në fuqi, vetëm në raste të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile. Sot nuk ka pasur asnjë rast të tillë.

E treta, sipas ligjit shfrytëzimi i lumenjve bëhet 500 metra larg urës.

E katërta, shfrytëzimi i inerteve lumore lejohet vetëm për periudhën 1 qershor – 31 tetor të çdo viti.

makine ushtrie alfred peza
(Foto: Makina e ushtrise në komunën Përparim)

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)