Algen Nikolla tregon detajet e
dasmës së Valeria Marinit

Algen Nikolla tregon detajet e <br />dasmës së Valeria Marinit
Dasma e Valeria Marinit ka pasur jehonë të jashtëzakonshme në vendin fqinj, por është diskutuar e komentuar shumë edhe në Shqipëri. Dikur një nga femrat më seksi të Italisë, Valeria ka ditur pavarësisht viteve të mbetet në një formë të shkëlqyer. Javën e kaluar, pikërisht më 5 maj ajo është martuar në një ceremoni madhështore me biznesmenin italian Giovanni Cottone. Ajo që na ka bërë përshtypje kanë qenë personazhet shqiptarë që kanë qenë prezentë në këtë ceremoni. Algen Nikolla duket se ka qenë një ndër njerëzit kryesorë që është kujdesur për mjaft detaje të dasmës. Një tjetër shqiptar ka qenë edhe violinist i njohur Olen Cesari, i cili me orekstrën e tij ka luajtur muzikë gjatë kokteilit. Më shumë se çfarë ka ndodhur dhe disa detaje pikante, i mësoni në këtë intervistë të shkurtër me djalin e njohur shqiptar, Algen Nikolla, i cili është ndër të paktët persoanzhe shqiptar që ka qenë afër shumë VIP-ave botëror për shkak të punës së tij.

Algen, cili ishte roli yt në dasmen super të “blinduar” të Valeria Marinit?

Roli im ishte supervizor në organizimin dhe akomodimin e të ftuarëve, në logjistikën e spostimit nga “Basilika Aracoeli” tek “Villa Picolomini” dhe të dispozitivit të sigurisë. 60 bodyguard ishin tek Basilica, ndërsa tek vila ishin 18 për shkak se është pronë private dhe e rrethuar.



Pse u komentua kaq shumë kjo dasmë?

E bëri të komentuar pompoziteti që ishte më i madh edhe sesa martesa e Tom Cruise, sepse celebrimi u bë në “Campidoglio”. Plus kësaj kishte një numër të madh të ftuarish, rreth 750. U komentua shumë për ceremoninë e darkës, në kishë ishte kori gregorian dhe 20 violina e organistë. Plus bllokimi total i sheshit Venezia ku kishte njerëz që prisnin që në mëngjes tek shkallët e Campidolios. Pastaj kjo dasmë sigurisht do të kishte një vëmendje të veçantë pasi Valeria është një personazh shumë i njohur në botën e shoubizit italian. Një detaj tjetër intersant ishte edhe fakti që për fustanin e dasmës ishte bërë një konkurs me fansat e saj në Tuiter.



Çfarë të bëri përshtypje nga detajet?

Festa ishte e fantastike, madhështore pa asnjë dyshim. Tek Villa Picolomini të ftuarit sapo zbrisnin, kishin Gipsy Kings e Mariachi që i prisnin me serenata. Interesant ishte fakti që kokteili u mbulua komplet nga violinisti shqiptar Olen Cesari dhe Orkestra e tij, për të vazhduar më pas me Gigi d'Alesion, Ana Tatangelon live , Craig David e me vonë në diskotekë me DJ Fargetta. Pastaj diçka e bukur ishte se çifti në vend të dhuratave u kërkoi donacion për një repart pediatrie e më shumën e mbledhur u blenë një skaner dhe një sallë operacioni.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja