Algen, cili ishte roli yt në dasmen super të “blinduar” të Valeria Marinit?
Roli im ishte supervizor në organizimin dhe akomodimin e të ftuarëve, në logjistikën e spostimit nga “Basilika Aracoeli” tek “Villa Picolomini” dhe të dispozitivit të sigurisë. 60 bodyguard ishin tek Basilica, ndërsa tek vila ishin 18 për shkak se është pronë private dhe e rrethuar.
Pse u komentua kaq shumë kjo dasmë?
E bëri të komentuar pompoziteti që ishte më i madh edhe sesa martesa e Tom Cruise, sepse celebrimi u bë në “Campidoglio”. Plus kësaj kishte një numër të madh të ftuarish, rreth 750. U komentua shumë për ceremoninë e darkës, në kishë ishte kori gregorian dhe 20 violina e organistë. Plus bllokimi total i sheshit Venezia ku kishte njerëz që prisnin që në mëngjes tek shkallët e Campidolios. Pastaj kjo dasmë sigurisht do të kishte një vëmendje të veçantë pasi Valeria është një personazh shumë i njohur në botën e shoubizit italian. Një detaj tjetër intersant ishte edhe fakti që për fustanin e dasmës ishte bërë një konkurs me fansat e saj në Tuiter.
Çfarë të bëri përshtypje nga detajet?
Festa ishte e fantastike, madhështore pa asnjë dyshim. Tek Villa Picolomini të ftuarit sapo zbrisnin, kishin Gipsy Kings e Mariachi që i prisnin me serenata. Interesant ishte fakti që kokteili u mbulua komplet nga violinisti shqiptar Olen Cesari dhe Orkestra e tij, për të vazhduar më pas me Gigi d'Alesion, Ana Tatangelon live , Craig David e me vonë në diskotekë me DJ Fargetta. Pastaj diçka e bukur ishte se çifti në vend të dhuratave u kërkoi donacion për një repart pediatrie e më shumën e mbledhur u blenë një skaner dhe një sallë operacioni.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)